Pamje që prekin zemrat! Ka nisur ceremonia mortore për 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në një aksident në autostradën Levan-Vlorë.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kushi shihet se 4 makina funerali, me arkëmortet e çiftit Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, do të nisen drejt varrezave të Patosit, ku do të prehen trupat e tyre.
Në ceremoninë e varrimit marrin pjesë familjarët e viktimave, ku shumica e tyre udhëtoi që dje nga Greqia drejt Patosit pasi morën lajmin e kobshëm.
Eduart Gushi, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve.