Gazetari Mustafa Nano shprehet se kishte një numër të pakët protestuesish në protestën që u zhvillua dje para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera. Ai tha se atje duhet të shkojnë ata mijëra njerëz që e vuajnë këtë situatë.
“Ishin të pakët në numër dhe përgjithësisht marrin pjesë njerëz që kanë shqetësime impersonale. Dua të them nuk kemi parë që njerëzit që janë me mijëra dhe po e vuajnë situatën. Nuk më intereson dimensioni politik që mund të ketë protesta. Njerëzit që po e vuajnë duhet të bëhen të gjallë, mos tua lënë këtë detyrë ca të tjerëve që nuk po e vuajën këtë situatë. Nuk e kuptoj pse ka kaq pak, situata është dramatike.
Prej kohësh unë ndiej rritjen e çmimeve. Jam te shtresat e mesme dhe e ndiej situatën, përfytyro ato që janë në rrethana mbijetese. Është situatë e vështirë. Qeveria e ka gati alibinë se sigurishrt ka prekur gjithë Evropën.”, u shpreh ai.
Nano tha se qeveria duhet të ndërhyjë fort tek çmimet, por jo me borde. Më tej gazetari tha se ne duhet të kemi të paktën një çmim nafte siç e kanë vendet e rajonit.
“Unë nuk e di konkretisht çfarë përmbajnë paketat, por njoh ndihmën që jepet në situatë normale dhe nuk siguron minimumin social. Ndihma sociale nuk ta garanton të mbash gjallë frymën dhe paketat i përfytyroj në këto nivele. Qeveria duhet të ndërhyjë fort jo me Borde, por për të ulur çmimet. Çmimet të mbahen nën kontroll siç bëjnë dhe shtete e tjera.
Cmimi i naftës 258 lekë për litër, në qoftë se në rajon janë më të lira kjo është një arsye që e bën të pakuptueshëm cmimin këtu. Qeveria nuk mund të ndërhyjë me bordin e transparencës,, është praktikë komuniste. Cdo mall që ne marrim përfshihet dhe taksa, kjo varet nga qeveria, dhe tek karburantet. Kete mund ta mbajë në kontroll qeveria.
Karburantet mesa duket janë e ardhura kryesore. Rama ka për detyrë ta çojë çmimin e karburanteve të paktën në nivelin e vendeve fqinje, pavarësisht se ata e kanë nivelin e jetës pak më të lartë se tonin.
E ka pranuar vetë për tu dukur i arsyeshëm. Qeverisë i takon të ndërhyjë tek ajo pjesë e çmimit që ka të bëjë me barrë fiskale dhe përcaktohet nga qeveria, vetëm aty mund të ndërhyjë. Ne meritojmë që çmimi ynë mos të jetë më i lartë se vendet në rajon.
Edhe sikur të mos ishte autoriteti i Konkurrencës, nuk e kuptoj një bord që synon të përcaktoj vlerën e çmimeve në treg. Bord i Transparencës nuk është e mekanizëm tregu, nuk e kuptoj pse biznesmenët bien dakord.”, tha Nano.
Përsa i përket konferencës së antikorrupsionit dhe deklaratave të Kim, Nano tha se pret që korrupsionin ta luftojë sistemi i drejtësisë dhe jo qeveria.
“Këtu ne presim që korrupsion ta luftojë qeveria. Qeveria është enti që prodhon korrupsion, nuk mund ta luftopjë qeveria.
Korrupsionin e luftojnë struktura të tjera, që ose janë qeveritare dmth zgjidhen nga qeveria ose nuk janë fare qeveritare siç është sistemi i drejtësisë. Kjo është pjesa. Pres ta luftojë sistemi i drejtësisë.”, tha Nano.