Jo me policë, me politika!
Shkruan Artan Fuga
I ftuar nga shoqata QENDRESA, grup studentor, në bashkëpunim me fondacionin Fridrih Herbert, në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës, në takim me studentë për temën e korrupsionit në arsimin e lartë.
Në prani të profesoreshës Kseanela Sotirofski, rektore e zonja, për të cilën ruaj konsideratat më të veçanta profesionale, njerëzore dhe si drejtuese e arsimit të lartë.
Bindja ime që ndava me studentët është se korrupsioni në universitete nuk zgjidhet me policë por me politika.
Edhe policët duhen kur ndokush kthehet në hajdut xhepash dhe fut dorën në xhepat e studentëve.
Por, ne na duhet një model tjetër universitetesh në Shqipëri, ky i sotmi është :
i dalë doresh,
i dalë kohe
dhe i dalë boje.