Korrupsioni në shëndetësi ka qenë gjithmonë një çështje shumë e ndjeshme në Shqipëri por asnjëherë nuk është adresuar siç duhet për t’i dhënë zgjidhje.
Mjeku neurokirurg Kita Sallabanda, që jeton dhe punon në Spanjë thotë se e ka pritur me trishtim arrestimin e kolegut të tij, Edvin Prifti.
Z. Sallabanda thekson se fenomeni i mit marrjes në Shqipëri është kthyer në një çështje edukate dhe njerëzit janë mësuar tashmë me këtë gjë.
“Është e përhapur në të gjitha nivelet dhe mendoj se shteti dhe shoqëria duhet të përballen me guxim”, tha mjeku shqiptar.
Nga ana tjetër mjeku neurokirurg tha se as të ardhurat e pakta të mjekëve në Shqipëri nuk është një justifikim për korrupsion.
“Të ardhurat e mia janë 30% më pak se në Gjermani. Kjo nuk do të thotë që unë t’u kërkoj para pacientëve. Të ardhurat e mjekëve duhet të jenë në union me shoqërinë, me profesionet e tjera.
Ka një fluks të mjekëve nga Spanja në Gjermani pasi të ardhurat janë më të mëdha në Gjermani por unë për faktin se marr 30-40% më pak se një neurokirurg gjerman apo 5-6 herë më pak se një neurokirurg amerikan, kjo nuk do të thotë që unë t’i bie…, le që nuk më lë shteti, më nxjerrin me shqelma përjashta”, deklaroi mjeku Sallabanda.