osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Korrupsioni në doganën e Morinës, GJKKO shpall fajtorë 25 nga 32 efektivët e arrestuar, vetëm 2 prej tyre qëndrojnë në burg

Korrupsioni në doganën e Morinës, GJKKO shpall fajtorë 25 nga 32 efektivët e arrestuar, vetëm 2 prej tyre qëndrojnë në burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur dje fajtor 25 nga 32 efektivët e policisë të arrestuar për korrupsionin në Morinë. Ndërkohë 7 janë shpallur të pafajshëm dhe vetëm dy do të qëndrojnë në qeli, pasi pjesa tjetër janë lënë me detyrim paraqitje.

Për 25 nga të pandehurit gjykata dha dënimin me 1 deri në 1.8 vite burg, ndërsa e pezulloi qëndrimin në burg për ata që kishin kryer vetëm një vepër penale, duke caktuar vënien në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj. U shpallën të pafajshëm: Reni Dokolli; Shpëtim Cenaj; Sulë Onuzaj; Emilton Asllanaj; Artan Redhaj; Avni Tërshalla; Klevis Salkurti;

U dënuan: Lahert Sulo 2 vjet burg/ 1.4 vjet; Ani Hoxholli 2 vjet burg/ 1.4 vjet; Halim Shehu 2.6 vjet burg/1.8 vjet; Arben Kastrati 2 vjet/1.4 vjet; Arjan Sokoli 2 vjet/ 1.4 vjet; Dashnor Braha 2 vjet/ 1.4 vjet; Elidjana Toçila 2 vjet/ 1.4 vjet; Endrit Uka 2 vjet/ 1.4 vjet; Fatri Iseberi 2.6 vjet/ 1.8 vjet; Fatri Braha 2 vjet/ 1.4 vjet; Gëzim Duraku 2 vjet/ 1.4 vjet; Haqif Halilaj 2 vjet/ 1.4 vjet; Kapllan Dogjani 2 vjet/ 1.4 vjet; Mimoza Shahinaj 2 vjet/ 1.4 vjet; Muhamet Cengu 2 vjet/ 1.4 vjet; Rezarta Lako 2 vjet/ 1.4 vjet; Urim Lamo 2 vjet/ 1.4 vjet; Vehbi Nerguti 2 vjet/ 1.4 vjet; Vojsava Selmani 2 vjet/1.4 vjet; Xhuljana Maksutaj 2 vjet/ 1.4 vjet; Bedri Duraku 2 vjet/ 1.4 vjet; Arben Goço 2 vjet/ 1.4 vjet; Atli Jashari 1 vit burg; Xhafer Elezi 1 vit burg; Sazan Ibra 1 vit burg.

Operacioni për arrestimin e punonjësve të policisë së kufirit u finalizua prillin e kaluar, pasi SPAK pretendoi se ekzistojnë të dokumentuara 312 raste të veprimeve korruptive të tyre. Ata favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e Bashkimit Europian.

Në videon ekskluzive të efektivëve të arrestuar, ku pamjet tregonin mënyrën sesi grumbulloheshin dhe ndaheshin paratë ndërmjet efektivëve. Njëra nga efektivet shihet duke numëruar ryshfetin që ka përftuar nga qytetarët duke shpërdoruar detyrën, ndërsa monitorimi i tyre është kryer nga kamera përgjimi, të vendosura nga prokuroria.

Nga hetimi ka rezultuar se policët i merrnin qytetarëve minimalisht nga 10 euro-100 euro, për vepra të ndryshme penale, si kontrabanda, sende të tjera të kundraligjshme etj, të cilat i ndanin më pas me njëri tjetrin në fund të turnit. Ndërsa fitimet ndërmjet tyre arrinin deri në 8000 euro në ditë.