Kupola e administratës shtetëtërore e zhytur në afera ka qenë pjesë e verifikimeve të bëra nga Task-Forca Antikorrupsion. Gjatë këtij kotrolli janë larguar nga detyra 9 drejtorë dhe nëndrejtorë, të cilët iu përkasin sektorëve të ndryshëm.
“Taskforca antikorrupsion ka filluar verifikimin e ankesave të qytetarëve. Janë kryer verifikime në drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t në Tiranë e Fier, drejtorinë tatimore Fier, spitalin rajonal Durrës, pikën e AKU pranë portit në Durrës.
Bazuar në raportet e inspektimeve janë rekomanduar 60 masa disiplinore e 8 kallzime penale për drejtues e nëndrejtues të administratës shtetërore. 9 janë larguar nga puna, (tre përgjegjës të ALUZINIT Tirana Rurale), 2 inspektorë të AKU, kryeinspektorin.
Është depozituar kallëzim penal për dy inspektorë të pikës së inspektimit të AKU në portin e Durrësit të cilët kanë shpërdoruar detyrën,” tha në deklaratën për mediat ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ministrja gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë qeverinë në këtë mision me ankesat e denoncimet e tyre.
“Lufta ndaj korrupsionit është një prioritetet kryesorë të kësaj qeverie, që është një nga penguesit më të mëdha të zhvillimit ekonomik të këtij vendi.Njerëzit janë bashkëpunuesit më të rëndësishëm të qeverisë në luftën ndaj korruspionit. Pa bashkëpunimin e tyre nuk mund të bënim gjë në mënyrë kaq efikase,” theksoi Gjonaj.