Ditët e fundit janë zhvilluar një sërë aksionesh policore, ku të akuzuarit për korrupsion janë arrestuar.
Dje, ish drejtori i spitalit Berat dhe juristi u ndaluan për “Shpërdorim detyre”.
Sot, plot gjashtë policë në Kakavijë janë vënë në pranga pasi mësohet se kanë lejuar kalimin e personave që kanë probleme me dokumentat.
Një prej tyre është edhe Afrim Çomo, AlpeNews.al bën me dije se është personi mëposhtë:
Shërbimet e SHÇBA kanë arrestuar sot 7 persona:
Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
Luan Shosha, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër;
Besnik Sinani, nga Fieri.
Ndërkohë po punohet për ndalimin e një shtetasi tjetër të shpallur në kërkim, si pjesë e kësaj veprimtarie të paligjshme.