Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet javën e ardhshme me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Kosova Press shkruan se Thaçi dhe Trump do flasin për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi.
Ky takim pritej, veçanërisht pas deklaratave të këshilltarit të presidentit Trump, John Bolton.
Bolton u shpreh në Kiev se politika amerikane nuk futet në marrëveshjet mes shteteve, qoftë kjo edhe korrigjimi i kufirit.
Mësohet se Thaçi dhe Trump do flasin edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Me theks të veçantë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje paqësore.