Koronavirusi i ka marrë jetën edhe ish-lojtarit të hendbollit dhe trajnerit të njohur në Kosovë, Afrim Qorrolli, në moshën 58-vjeçare.
Lajmin e ka dhënë kushëriri i tij, Milazim Qorrolli. Përmes një postimi në Facebook, i afermi i trajnerit bën te ditur se ai ishte infektuar me koronavirus.
Postimi i plotë:
Vdekja jote na tronditi Afrim Qorrolli, kushëriri im i dashur! virusi që ka kapluar botën ishte i pa mëshirshëm dhe të mori jetën!
Vështirë të shkruash fjalë përkujtimi për ty ! ike e na le pergjithmonë të pikëlluar! ishe i hareshem e sharmant, aty ku ishe ti gjithmonë mbretëronte gjallëria e atmosfera, kishe aq shumë energji pozitive, ishe i dashur për të gjithë, ishe sportist, prind, vëlla e kusheri i dashur! U prefshë në paqe o sharmanti jonë !