Edhe pse shifrat e koronavirusit në Shqipëri janë përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit, politika nuk do t’ia dijë.
Ferdinand Xhaferraj p.sh, ka mbledhur një ditë më parë në një dhomë të vogël, dhjetëra persona në Durrës.
“Nga takimi me grup-seksionin 13.1, ku të gjithë shprehën vullnetin për tu organizuar që t’i sjellim vendit ditë më të mira.
Partia Demokratike ëdhtë alternativa e vetme për nxjerrjen e Shqipërisë nga bataku ku e ka zhytur Partia Socialiste me në krye Edi Ramën”, shkruan ai, ndërsa ka postuar fotot nga takimi.