osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kori i lavdeve mbështjell me mjergull debatin Berisha-Thaçi

Kori i lavdeve mbështjell me mjergull debatin Berisha-Thaçi

Sapo ndodhi përplasja e deklaratave mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me ish Presidentin Sali Berisha dhe u shkëmbyen replika mes tyre për qasjen e zotit Thaçi për kufijtë me Serbinë dhe qëndrimi për veriun e Kosovës dhe komunave me popullsi shqiptare në territorin serb, Preshevën, Medvegjes, Bujanovcit, shpërtheu kori i lavdeve i politikaneve në Shqipëri. Debati për një çështje mjaft sensitive dhe me ndjeshmëri absolute në Kosovë, Serbi dhe tërë rajonin deri në kancelaritë më të rëndësishme globale, natyrshëm që do ndezi diskutime pa fund, analiza e emocione, akuza e kundër akuza. Dikush do e shenjoi Thaçin tradhtar. Politikan që po shkel në dërrasë të kalbur. I paorientuar në skakierën e politikës botërore, fillestar do thotë një tjetër. Po i lëshon pe Serbisë do deklarojnë të tjerët. Ëndërron për çmimin “Nobel” që i serviret në sallonet e Brukselit do nxitojnë të hyjnë në lojë kompetentët. Do flasin për konspiracion kombëtar.

Do etiketohen e ndahen si palë, tradhtarët e atdhetarët. Mbrojtësit e territoreve dhe ata që janë gati ti shesin në tregun e shkëmbimit të tokave, pjesë e pandarë e trungut territorial të përcaktuara nga ligje dhe konventa ndërkombëtare. Flitet për një marrëdhënie delikate mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe dyshimet, e natyrshme të dalin në sipërfaqe, diskutime të shumta pse edhe jo frika e ndarjes se po kurdiset diçka e rëndë në kurriz të trojeve shqiptare ndihet ngado. Në portale e opinione të shumta flitet se ndarja do pasohet nga fenomeni domino. Jo pak përplasje ka për të etiketuar debatin në Kosovë si lëshime e tjetërsim territoresh. Për autonomi të pjesëve të veçanta me shumicë serbe e bashkim të pjesëve të tjera me popullsi shqiptare me Kosovën. Sensibilitete që në këto raste nuk ka si të mos jenë komplekse, të thella, të shumta shoqëruar me mbindjeshmëri të theksuar pasi bëhet fjalë për historinë tonë shumëshekullore. Politika përgjon. Lëvizet si në lojën e shut. Një hap Thaçi. Një edhe Vuçiçi. Njëra palë mat pulsin e tjetrit dhe analizon lëvizjen e radhës. Nga njëra anë në Serbi mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar në Kosovë zien debati dhe hidhen akuza e kundër akuza ku secili përpiqet të evidentohet patriot që mbron me çdo çmim territoret e shtetit të Kosovës. Një debat i tillë në realitet për vetë peshën e problemit në diskutim është normal dhe çdo përpjekje për t’i shuar zërat që flasin dhe evidentojnë gjykimin e tyre do ishte e padobishme dhe e dëmshme.

Le të ziejë debati. Çështja është madhore. Me rrezatim për të ardhmen dhe të sotmen. Bëhet fjalë për territore të shtetit të Kosovës që as mund të këmbehen e as mund të merren. Vetëm mund të mbrohen. Nga pala serbe bëhet thirrje për kujdes. Serbët në Kosovë porositen të ruajnë gjakftohtësinë. Të jenë të durueshëm. Presidenti Vuçiç i uron për të ardhmen serbët e Kosovës dhe u bën thirrje të besojnë se sa të jetë ai president do jenë në kujdesin dhe mbrojtjen e tij. Normale për një president pasi është detyrim i tij kushtetues që të mbrojë bashkëkombasit e vet brenda dhe jashtë shtetit ndaj qëndron në majë të piramidës shtetërore. Po ky debat dhe qëndrimi serb është një problem më vete. Mund të lexojmë vetëm dukjen, shfaqjen. Dhe kërkon kujdes dhe vëmendje ku synon. Çfarë kumton? Ku adresohet fjala? Cilat janë anët e padukshme dhe të fshehtat? Si lëviz diplomacia? Deri ku arrin qëllimi dhe ç`pritet në të ardhmen? Ajo që duket qartë gjatë këtyre ditëve këtu dhe në Kosovë është debati me zë të lartë, mllefi, mungesa e argumentit, shfryrja, përçmimi e anatemimi mbi këdo që shfaq një ide apo mban një pozicion të caktuar. Edhe pse bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme që kërkon një diskutim të thelluar, aktivizim të përvojës dhe specialistëve më në zë të së drejtës ndërkombëtare, akademikë, shkencëtarë, të hynte në veprim “Këshilli i të Urtëve” nuk po ndodh kështu.

Edhe pse debat i mprehtë e me ngarkesa historike pa lëshuar pe mbi territoret shqiptare duhet të jetë një debat ku të marrin pjesë zërat më të rëndësishëm të politikës e shkencës, akademikët e ekspertët më të zëshëm. Shtetarët e urtë. Për probleme kaq të mprehta duhet t`i drejtohemi dialogut. Të ulen në tavolinë. Të diskutojnë me përgjegjësi dhe le mbajnë mbi supe sipas meritës fitoret e dështimet. Po kurrsesi nuk është luksi ti shpallim luftë tjetrit me idenë fikse se unë e di dhe askush tjetër nuk duhet të fusë hundët në tezat e prononcimet e mia qoftë ai edhe Presidenti i Kosovës. Të jesh President do të thotë të drejtosh, të udhëhiqesh vetëm nga kushtetuta. As presidenti nuk e ka tagrin të tejkalojë kufijtë e vijat e kuqe. Edhe kur mendon se kështu i bëhet më mirë shtetit të Kosovës. Po ajo, që bën më shumë përshtypje në këtë debat që është vërtetë i përmasave të gjera, për një problem delikat, është vendosja ballëpërballë, kundërvënia e politikanëve që mbrojnë Thaçin dhe atyre që pa pasur asnjë arsye i janë bashkuar korit që thur lavde për Doktor Berishën.

Dhe sikurdoherë këtu tek ne edhe për problematika kaq delikate, ku luhen fatet e kombit në vend që të bëhet dialog i frytshëm, debati shndërrohet në një betejë për jetë a vdekje. Si të vendosur në llogore të veçanta dhe të mos kenë të njëjtin objektiv atë të mbrojtjes së tërësisë territoriale të Kosovës dhe garantimin e jetës së kosovarëve. Mes atyre që mbrojnë Thaçin dhe atyre që marrin në mbrojtje Berishën ka një duel të ashpër. “Ushtritë” rreshtohen sipas gjeneralëve. Pa sens edhe pse këtë nuk ua kërkon askush. Një rreshtim absurd dhe i panevojshëm. Përpjekja e një pjese të politikës së Shqipërisë kërkon të bëhet flamurtar dhe faktor përcaktues. Edhe pse shteti shqiptar dhe shoqëria jonë nuk mund të jetë indiferente ndaj ngjarjeve në Kosovë për vetë arsyet që dihen nuk mund të pranohet që ky debat, mënyra si zhvillohet, toni që përdoret, fjalori, etiketimet, përgojimet në vend ti shërbejnë sqarimit të problematikave të mprehta që qëndrojnë përball, thellojnë edhe më shumë ndarjet. Ish Presidenti Sali Berisha mund të ketë të drejtë dhe niset nga mendimi i mirë kur kritikon Presidentin Thaçi. Kur i kujton se Kosova është shtet i pavarur. Janë njohjet e shumta. Është Kushtetuta e vendit. Është interesi madhor mbarëkombëtar që nuk lejon të flitet për ndarje dhe korrigjim kufijsh. Mund të thuhet se është në të drejtën e tij të ngrejë zërin edhe për kontributet që ka dhënë ndër vite në mbrojtjen e shtetit kosovar dhe forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës si popull i një gjaku. Të gjitha këto nuk mund të mohohen dhe memoria nuk mund të fshihet.

Ajo që nuk përbën sens në këtë debat të ashpër janë fyerjet e etiketimet. Damkosjet dhe akuzat që shkëmbehen me tone të larta dhe nxjerrja në treg e halleve të shtëpisë. Dhe në këtë aspekt si Berisha edhe Thaçi i kanë kaluar limitet. E kanë shkelur gazin në dërrasë. Debat me sharje e mallkime nuk mund të ketë. Akuzat për të denigruar njëri -tjetrin janë të papranueshme. Po nëse në këtë diskutim ka vend për të axhustuar gjuhën dhe ulur tonet ajo që të irriton më shumë është qëndrimi i koristëve të përhershëm, disa eunukëve që dalin në skenë sapo nis stuhia dhe bëhen palë e mbështetës me njërin apo tjetër lider politik. Këta shërbëtor nuk marrin mundimin të thonë asnjë fjalë për problemin që debatohet, po bëjnë poza e nxjerrin gjoksin për t’u dukur se mbrojnë Sali Berishën nga etiketimet e Thaçit… Jam i bindur se vetë Berisha nuk ka nevojë për mbrojtës të tillë. Nuk besoj se Nard Ndoka i shton ndonjë aksion ish presidentit Berisha me propozimin për statujë prej bronzi për Sali Berishën, për ato që ai ka bërë për Kosovën. Nuk i shton asgjë debatit, përkundrazi e zbeh dhe e fut në labirintet e urrejtës dhe dasive, komentet e Tritan Shehut i cili në vend të që shfaqi gjykimin e tij si ish Ministër i Jashtëm i hedh benzinë sherrit dhe bëhet pjesë e tij. Nuk ka asnjë vlerë të kujtosh se Berisha shembi kufijtë. Se ndërtoi “Rrugën e Kombit” dhe fill pas këtyre lavdeve të kujtojë se sot të tjerë politikanë dredharakë vënë kufij të rinj përmes trarëve të taksës së kësaj rruge. Paralelizëm më të pasaktë nuk ke ku ta gjesh. Një politikan që e shet veten liberal dhe mbështetës së tregut të lirë nuk ka si të mos dijë se tarifat e taksat e rrugëve janë në tërë botën dhe këtu do të jenë një ditë edhe tek ne.

Kori i lavdeve, politikanët e gatshëm për të thurur himne, nxitojnë të mbrojnë Berishën me pathos e këmbëngulje si të ishte i kërcënuar nga akuzat e Thaçit. Në radhë pret Mustafaj i cili kërkon ti heqë barrën e karburanteve. Deputeti Murrizi i Myzeqesë, i cili e portretizon si “Shtëpiaket e dëshpëruara” duke huazuar titullin e një filmi. Dhe vetë deputeti Murrizi hyn në rol. Po të tjerë koristë, zë bas, rrokist, majkrahu, operistikë, tenorë, baritorë do i bashkohen korit të politikanëve lavdithurës. Në vend që të japin idetë e gjykimet e tyre për një problem kaq të mprehtë nuk merren me thelbin po me subjektet që janë përfshirë në këtë diskutim. Dhe kështu mendojnë se i bëjnë qejfin doktorit. I qëndrojnë në krah sikur ai të ishte i kërcënuar nga akuzat e Presidentit kosovar. Dhe thurin lavde e bëjnë paralelizma, duke arritur deri në absurditete të tilla për t`i dhënë edhe ngjyrime të ndikimit politik të politikave të Shqipërisë.

Zëra anonimë, fshehur pas portaleve kërkojnë që edhe në këto debate ti japin ngjyrën e konspiracionit, ta paraqesin situatën sikur është një komplot i qeverisë shqiptare që kërkon të vërë ballëpërballë Berishën me Thaçin. Bile për ata, është këshilltari Fuga që përmes facebook, si adoleshentët, kanë shkëmbyer fjalime si duhet të fliste Thaçi sikur ai të merrte frymë nga Tirana. O duhet gjetur një lidhje mes qëndrimit të ashpër të Thaçit me Ramën ose nuk mund të jetë i qetë kori i lavdeve të Berishës. Përpjekja për ti paraqitur ngjarjet në dritën e ndikimit dhe komandimit të politikës së Tiranës mbështetur në iluzione e shpifje sikur fjalimet e liderëve matanë kufirit shkruhen në Tiranë, flasin për “kujdesin” që bëjnë liderët opozitarë të këtushëm për të nxjerrë përfitime nga sherret e akuzat edhe kur është kufiri në mes. Politika e korit të lëvdatave, kjo orkestër e çakorduar që bën sikur shqetësohet më shumë për dinjitetin e paprekshmërinë e ish kryeministrit, patriotizmit të tij dhe përpjekja për t’u shitur si mbrojtës të liderit e themeluesit të PD-së është vërtetë për të qeshur. Aq më tepër që ai ka aq energji sa ti marrë nën sqetull tërë këta koristët që sot pëshpëritin dhe bëjnë arbitrin e debatit Berisha -Thaçi.

Gjykoj se asnjëri prej tyre nuk ka nevojë që t`i shtojë oktan benzinës për t`i dhënë më tepër zjarr diskutimit. Po koristët e lëvdatave, thurësit e hosanarave më shumë se mbrojtjen e Berishës kanë hallin e vet. Ata duan të shënojnë emrin në këtë betejë. Si ushtarët që nuk e lënë në baltë gjeneralin e tyre, përkundrazi janë gati të bëjnë harakiri për një fjalë goje. Kështu rritin sipas gjykimi të tyre vlerat sikur janë ata që ndezin dhe mbajnë gjallë debatin se mund t`ia lartësojnë tonin po edhe mund ta zvogëlojnë në minimum. Zërat e tyre kanë të vetmin qëllim që t’u shënohen emrat si debatues në çështje të rëndësishme kombëtare. Ata si gladiatorë anti Thaçi e këtu mbrojtës të Berishës. Përballë korit të lavdërimeve dua të sjell racionalitetin e ish Ministrit të Punëve të Jashtme, Paskal Milo. Duke folur për këtë problem të mprehtë, ai gjen argumentin në vend të politizimit të tejskajshëm. Arsyeton gjakftohtë. Dhe pasi mbështet Thaçin për idenë e bashkimit me Kosovën të komunave me shumicë shqiptare në parim, këshillon se kjo nuk është e lehtë. Përkundrazi mbart rreziqe. Dhe duhen llogaritur pasojat. Dhe ndodh kështu se flet historiani. Argumenti shkencor prevalon mbi politikën. Debati vlen për të sqaruar dhe jo për të veshur me mjergull të padukshme çështje me peshë mbarëkombëtare./ Nga Bardhyl BEJKO