Kontingjenti i Forcave të Armatosura që ndodhet në Kabul ka nderuar dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Vogli me rastin e festive të nëntori.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se “me rastin e festave të nëntorin, kontingjenti ynë në Kabul dhe forcat aleate e partnere nderuan dëshmorin e atdheut kapiten Feti Vogli në memorialin kushtuar të rënëve në Afganistan”.
“Gjithashtu, një garë vrapi u organizua mes ushtarakëve për këto ditë, si dhe u festua mes miqsh e aleatë”, shprehet ajo.
Kapiteni Feti Vogli, ra në krye të detyrës në Kandahar, ku ishte pjesë e kontingjentit ‘Eagle 4’ është shpallur Dëshmor i Atdheut.