Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është “zgjuar nga gjumi” dhe ka reaguar në rrjetet sociale për vendosjen e konteinerëve të parë për mbetjet nën tokë.
Basha ka shpërndarë postimin e ish-sekretarit të PD-së Taulant Zeneli ndërsa shkruan se vendosja e konteinerëve nën tokë janë: “një nga projektet që pengoi sapo u bë kryeministër, për t’i hapur rrugë vjedhjes së shekullit me inceneratorët”.
Kryeministri Edi Rama bën me dije se në Shqipëri per here te pare njesoj si vendet e Europes ka hyrë teknologjia e re e cila mundëson mbledhjen e mbetjeve me kazanë të rinj nëntokësor.