osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Konsulli gjerman rreh për vdekje partnerin e tij, si u mundua të fshihte provat

Konsulli gjerman rreh për vdekje partnerin e tij, si u mundua të fshihte provat

Konsulli gjerman në Brazil, Uwe H. u arrestua nga policia me dyshimin se vrau partnerin e tij dhe u përpoq të mbulonte krimin e supozuar. Autoritetet thanë se viktima, një shtetas belg, ishte rrahur rëndë në shtëpinë e tyre në lagjen e pasur të Ipanema në Rio de Zhaneiro.

“Versioni i ngjarjeve të dhëna nga konsulli, se viktima ra aksidentalisht, është i papajtueshëm me përfundimet e raportit të mjekësisë ligjore,” tha oficerja Camila Lourenco e zonës së 14-të të policisë në Rio de Zhaneiro.

Ajo shtoi se kishte prova të mjaftueshme që hetuesit të arrinin në përfundimin se vdekja ishte e dhunshme.

Uwe Herbert H. punonte si konsull në konsullatën gjermane në Rio de Zhaneiro. Për shkak të natyrës së krimit të supozuar, raportet e mediave braziliane treguan se imuniteti diplomatik nuk do të zbatohej.

Çfarë i tha policisë konsulli gjerman?

Të premten, ai thirri shërbimet e urgjencës duke thënë se bashkëshorti i tij, Walter Henri Maximilien Biot, ishte sëmurur gjatë mbrëmjes dhe ishte rrëzuar, duke goditur kokën. Ai shtoi se partneri i tij kishte pirë sasi të mëdha pilulash gjumi.

Nga analizat e policisë në banesën e çiftit u zbuluan njolla gjaku në dysheme dhe në mobilje. Diplomati gjerman kishte tentuar të pastronte vendin para se të vinte policia. Autoritetet besojnë se ai po përpiqej të mbulonte provat.

Mediat lokale raportuan se çifti ishin të martuar dhe së bashku për të paktën 20 vjet.

Autoritetet besojnë se Biot vdiq nga trauma në qafë. Ai kishte të paktën 30 shenja të dukshme në trup nga dëmtime të ndryshme, disa prej të cilave kishin ndodhur më parë.

Diplomati gjerman u arrestua pas marrjes në pyetje në Stacionin e 14 të Policisë Civile të Rio de Zhaneiros.