Partia Popullore Europiane i ka hequr të drejtën e votës në Kongres Partisë Demokratike, që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE.
Sipas dokumenteve të siguruara, PD nuk ka asnjë delegat, i vetmi vend nga lista e partive që janë pjesë e PPE.
Pas vendimit të Partive Popullove Europiane për të lënë jashtë PD-së nga zgjedhjet për presidentin e ri, ka sjellë edhe reagimin e deputetit Gazment Bardhi, i cili thotë se një gjë e tillë ishte e pritshme.
“Diskutimi për pezullimin e PD nga EPP është një lajm i keq për demokratët, fatkeqësisht i paralajmëruar. SB po e izolon PD për shkak të izolimit të tij. Pushtimi i PD nga SB ka sjell mungesën e ftesave për PD në kongresin e EPP. Kjo është e pamerituar për mijëra demokratëve”, shkruan Bardhi.