Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para në lidhje me krismat e dëgjuara në zonën e njohur si ‘Pallati me shigjeta’.
Sipas policisë, ka pasur një sherr mes dy personave, ku njëri ka qëlluar me armë në ajër.
Sipas uniformave blu nuk ka persona të plagosur.
Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:
Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.
Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.
Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.