SPAK ka kërkuar sot sekuestrimin e një apartamenti në pronësi të familjarëve të ish kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja.
Nga hetimi i SPAK, bazuar në ligjin Antimafia, ka rezultuar se vëllai i Dedjes nuk kishte pasur mundësi financiare për blerjen e apartamentit.
Mësohet se apartamenti ka qenë në përdorim të ish-gjyqtarit kushtetues të shkarkuar nga vetingu.
Mes provave të SPAK është edhe një dëshmi e punonjësit të kompleksit, i cili ka treguar se për vite me radhë apartamenti është përdorur nga Dedja dhe familja e tij, që shkonin atje në fundjavë, në festa dhe gjatë verës.