osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Konfiskim pasurive të Metës e Monikës, nën hetim kompanitë e mermerit, inerteve, kromit, fasonëve e makinerive të ndërtimit të vënë në emër të bashkëpuntorëve

Konfiskim pasurive të Metës e Monikës, nën hetim kompanitë e mermerit, inerteve, kromit, fasonëve e makinerive të ndërtimit të vënë në emër të bashkëpuntorëve

Në Shqipëri vijon të funksionojë sistemi sipas të cilit politikanët, zyrtarët e lartë, përfaqësues të prokurorisë, gjykatave e deri funksionarëve të lartë të policisë të mos kenë vetë në ngarkim pasuri të tundshme apo të patundshme.

Zakonisht këto pasuri, apo kompanitë e mëdha që operojnë në fusha të ndryshme, biznese nga më i vogli e deri tek më i madhi janë në emër të bashkëpuntorëve, të afërmëve që nuk i kap ligji i verifikimit të pasurisë bashkë me politikanin, zyrtarin apo përfaqësuesin e drejtësisë e policisë që ka afër në linjë gjaku dhe miqësie.

Një skenar i tillë ka sjellë dhe shfaqjen e skenave groteske ku të gjithë të afërmit e politikanëve, zyrtarëve të lartë të administratës, prokurorëve, gjyqtarëve dhe drejtuesve të lartë të policisë papritmas një ditë gdhihen të pasur.

Madje dhe duke qënë pensionistë, apo me rroga modeste, shihen të përfshirë  në deklaratat e pasurisë së këtyre funksionarëve si donatorë të fortë, dhuruers pronash të patundshme,  shtëpish, parash dhe deri resorte turistike.

Pa llogaritur këtu pasurimin përmes dasmave(!), jo duke qënë ahengxhiu apo pronari i lokalit, por dhëndërri. Në një kohë që në Shqipëri  të ikën mendja të bësh një dasmë pasi zhytesh në borxhe, jo më të nxjerrësh një fitim prej saj.

Për t’i prerë rrugën maskaradave të tilla, grupi i ekspertëve të reformës në drejtësi dhe Vettingut që kanë marrë përsipër për verifikimin në terren të pasurive, kanë zbarkuar në terren.

Pikërisht aty ku ka informacione dhe dyshime se pasuria e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, të të gjithë sektorëve kanë bizneset e tyre në emër të miqve, bashkëpunëtorëve dhe të afërmëve të tyre.

Grupet e punës së verifikimit të pasurive për zyrtarët e lartë, qeveritarë, deputetë, prokurorë, gjyqtarë dhe drejtues të lartë policie ka nisur nga Mali i Tomorrit.

Ku kompanitë e mëdha të inerteve, të nxjerrjes dhe tregtimit të mermerit kanë si pronar Muharrem Berishën dhe persona të tjerë.

Pavarësisht se të gjithë e dinë se këto kompani janë pronë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa miku i tyre Muharrem Berisha është thjeshtë dhe vetëm një administrator,  ndonëse ka në ngarkim me letra, pronësinë e këtyre kompanive të mëdha fitimprurëse.

Ekspertët kanë marrë bilancet e kësaj kompanie që nga themelimi dhe në vijim dhe mbi të gjitha kanë parë dhe kapitalin themelues, deklarimin e fitimeve përmes tatim-fitimit të paguar ndër vite dhe për pasojë dhe përllogaritjen e investimeve.

Duke nxjerrë në këtë mënyrë në pah faktin se Muharrem Berisha dhe emrat e tjerë, me letra pronarë të këtyre kompanive nuk e kanë pasur fuqinë ekonomike dhe “takatin” financiar për të ngritur një biznes kaq të fuqishëm, si ai i mermerit dhe inerteve. Paçka se vetë Muharremi është subjekt i deklarimit të pasurive pasi ka qenë funksionar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Me të njejtin skenar grupet e punës të përbërë nga ekspertë vendas e të huaj kanë mbërritur dhe në guroret e Dajtit ku kanë kaluar në filtër kompanitë e inerteve dhe guroreve në emër të disa personave.

Ka informacione të detajuara se këto kompani janë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas këtyre informacioneve punimet në guroren e Dajtit i ndjek gjithnjë nga afër Monika Kryemadhi, e cila bën dhe marrjen në punë të personave.

Sipas të njejtit skenar verifikimi mësohet se këto kompani intertesh në Dajt por dhe ato të Fushë Krujës, ndonëse me emra të tjerë në pronësi, pra me letra, janë në të vërtetë të dikujt tjetër me një fuqi akoma më të madhe ekonomike.

Pasi pronarët që i disponojnë me letra nuk e kanë pasur dhe as nuk e kanë fuqinë ekonomike për të investuar kapitale kaq të mëdha në teknologji nxjerrëse e përpunuese, si dhe transportuese deri në destinacion për ta shitur.

Madje dhe kontratat janë fryt i një pushteti të fortë në qeverisjeje dhe më lart, që kanë garantuar dhe tregun e këtyre inerteve dhe klientelën e pashtershm,e, madje duke eleminuar dhe konkurrencën në këtë treg fitimprurës në Shqipërinë që vetëm ndërton.

Mësohet se dhe këto kompani janë të Metës dhe Monikës, ndërsa ata që i kanë me letra këto pronësi janë rrogtarë, megjithëse paguhen mirë.

E njëjta situatë është dhe me kompaninë e kromit të Ilir Metës në Bulqizë përmes shokut të tij të klasës që e ka ngarkim pjesën e tij apo dhe parkun e madh të automjeteve transportuese të tonazhit të lartë, vinçave urë apo shkarkuese moderne për industrinë e ndërtimit apo për portet e mallrave që Monika i lëshon me qira.

Të gjitha këto kompani të mëdha, megjithëse dihet se janë në pronësi të Presidentit, janë në emrin e të afërmeve të tyre, miqve dhe bashkëpuntorëve.

Mësohet se grupet e verifikimit të pasurive të dyshimta, u kanë lënë detyrë  këtyre pronarëve me letra të kompanive dhe pasurive që brenda një afati të shpejtë të paraqesin me shkrim deklarimin se si e kanë ngritur biznesin, ose në emër të kujt është biznesi.

Disa nga pronarët nën zë kanë pranuar se janë të Ilir Metës dhe të Monikës kompanitë që kanë me letra në ngarkim, dhe që në të vërtetë janë vetëm rrogtarë dhe s’kanë asnjë të drejtë pronësie mbi to.

Mësohet se bazuar dhe në deklarimin dhe verifikimin mbi pronarët e vërtetë të këtyre kompanive të mëdha, të ngritura me financime të dyshimta, mund në të gjitha rastet mund të merret masa drastike sipas ligjit për sekuestrimin e tyre e kalimin në pronësi të shtetit shqiptar.

Ndërsa për “pronarët” e tyre nëse nuk dekonspirojnë Metën dhe Monikën, do të detyrohen të vuajnë dënimin që parashikon ligji në raste të tillë.

Ndaj Ilir Meta dhe Monika janë tepër të shqetësuar kohët e fundit, aq sa kanë bërë përgatitje për të lëvizur familjarisht jashtë vendit.

Një largim nga Shqipëria për të konsumuar dhe pasurinë marramendëse që kanë vënë në kurriz të shqiptarëve. Nëse nuk arrin shteti shqiptar ta konsifkojë dhe ta kthejë në Shqipëri, kuptohet./Pamfleti.com