Ardian Ismajli është ‘në gojën’ e big-ëve të Italisë, me Juventusin dhe Napolin që janë pas mbrojtësit të Kombëtares. Në një intervistë për mediet italiane, agjenti i tij, Serxho Mezi ka pranuar se është në kontakte me Napolin prej kohësh dhe në të ardhmen do të konkretizohen negociatat.
“Kam një vit që flas me Napolin. Ai mund t’u bashkohej atyre në Janar. Ne diskutuam për këtë me drejtorin dhe punuam për një transferim të tillë. Nuk e di nëse marrëveshja do të arrihet, por të dy presidentët janë miq, gjë që mund të ndihmojë në negociata.
Ismajli u kërkua nga Bologna kur trajner kishte Thiago Mottën. Kam dyshime që do e synojë tani për ta marrë te Juventusi edhe nëse kërkojnë një qendërmbrojtës. Edhe Romës iu ofrua, por në atë kohë, De Rossi e cilësoi si jo gati për atë nivel”, tha ai për ‘Telecapri’.
Kontrata e Ismajlit është deri në fundin e sezonit, ndërsa ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe 28-vjeçari disa herë ka dalë në formacionin më të mirë të sezonit.