Ilir Meta po mban sot në orën 08:00 të mëngjesit një konferencë të jashtëzakonshme ku po jep argumentet për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, i cili u njoftua dy ditë më parë, pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës.
Meta deklaroi ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.
Por kryeministri Rama sapo Meta ka nisur konferencën është shfaqur në të njëjtën kohë ‘live’, por jo për zgjedhjet.
Rama shkruan:
“Dhe me një shembull mes maleve, që mishëron forcën e ëndrrës dhe të vullnetit të njeriut për të ndryshuar realitetin edhe aty ku duket sikur s’ka asnjë mundësi për të ëndërruar e realizuar gjëra të mrekullueshme, ju uroj një javë të mbarë–”
MIRËMËNGJES 😃dhe me një shembull mes maleve, që mishëron forcën e ëndrrës dhe të vullnetit të njeriut për të ndryshuar realitetin edhe aty ku duket sikur s’ka asnjë mundësi për të ëndërruar e realizuar gjëra të mrekullueshme, ju uroj një javë të mbarë😊
Publiée par Edi Rama sur Dimanche 9 juin 2019