Kryeministri Rama ka komentuar deklaratat e sotme të drejtueses së Prokurorisë për K.rime të Rënda, Donika Prela mbi dosjen “339”.
Rama u shpreh nga Ura Vajgurore se në atë deklaratë mund të kuptohet mjaft mirë se kush i ka nxjerrë këto dosje dhe i ka çuar tek partia.
Rama tha se: “Dëgjojeni deklaratën e drejtueses së Prokurorisë për K.rime të Rënda.
Me shumë vonesë për fat të keq, por ka shpjeguar arsyen se përse këto zbulime të mëdha, janë një abuzim i madh me ligjin dhe nxjerrjen e sekretit hetimor për politik dhe kundër Shqipërisë, dëgjojeni dhe lexojeni kush janë personat që i kanë mbajtur në sirtar.
Prokurorët i kanë çuar te partia për t’i përdorur për politik, sepse i bashkon shumë gjëra ata: Lufta kundër Reformës në Drejtësi.
Prokurorë e politikanë që i tremben Reformës në Drejtësi. Të gjitha ato që kanë ndodhur “drejtësia vonon, por harron”.
Drejtësia ka vonuar shumë, por mos harroni që nuk po bëjmë drejtësi popullore, por ndërtojmë një sistem drejtësie me ndërkombëtarët ku prokurorët e gjykatësit nuk do të kenë lidhje me politikanët”.