Hoversurf me bazë në San Francisko të Shteteve të Bashkuara, ka marrë përsipër ndërtimin e makinave fluturuese, me të cilat do të shërbehen policët në Dubai.
E njëjta kompani, është duke përdorur teknologjinë e avancuar për të krijuar taksi fluturuese që zënë deri në pesë persona.
ATAAS janë quajtur këto mjete, që lëvizin deri në 50 kilometra me vetëm një mbushje, teksa qëndrojnë në rreth dhjetë metra lartësi.
Fluturaket kanë të integruara hartat digjitale dhe sistemin GPS, teksa mund të ndalojnë në parkingje normale, përmes një platforme me diametër prej 80 centimetrash.
Më poshtë mund të shihni si duken këto makina, që pritet të lansohen për shërbime taksie, gjatë vitit që vjen.