osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kompani guackë për portin e Durrësit, “Symphony Invest Limited” e krijuar pak muaj më parë i ka rrënjët në ishujt Kajman

Kompani guackë për portin e Durrësit, “Symphony Invest Limited” e krijuar pak muaj më parë i ka rrënjët në ishujt Kajman

Kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

MCN zbardh ekskluzivisht rrjetin e kompanive, që qëndrojnë pas projektit 2 miliardë dollarë të shumëtrumbetuar nga qeveria, i cili synon ndërtimin e një porti turistik në Durrës, por edhe rizhvillimin e gjithë zonës në një kompleks të madh me hotele dhe apartamente.

Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit Emar, por me kompani offshore nga ishujt Kejmen.

Dokumentet e siguruara nga MCN, tregojnë se në 25 maj të këtij viti, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar një kompani me emrin Symphony Real Estate Development. Kjo kompani ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Por Hoxholli është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guackë nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest Limited.

E themeluar në ishujt Kejmen në 23 shtator të vitit të kaluar, Symphony Invest Limited është kompania, me të cilën qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit përmes një ligji special, si ai i Teatrit Kombëtar që rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Por kush qëndron pas kësaj kompanie offshore?

Fillimisht Symphony Invest Limited është krijuar nga një firmë ligjore e specializuar në regjistrimin e kompanive guacka, për llogari të biznesmenit Muhamet Alabbar. Por menjëherë pas themelimit, ky i fundit i ka transferuar aksionet e saj tek në mënyrë të barabartë te dy kompani të tjera, të quajtura Eastern RE Fund lp dhe Symphony Global Holdings.

Edhe këto dy shoqëri rezultojnë të hapura rizhtazi në Dubai, pa historik dhe pa bekgraund financiar. Rrjedhimisht, përfituesi fundor i kompanisë që do të marrë më shumë se 100 hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit është i panjohur, ashtu si dhe kapaciteti financiar i tij.

Projekti i portit të Durrës rrethohet nga shumë pikëpyetje, jo vetëm financiare, por edhe ligjore. Ky investim do të realizohet përmes një ligji special, jashtë rregullave të prokurimit publik, por edhe transparencës së detyruar të projekteve shtetërore.

Regjistrimi në offshore i kompanive që do të financojnë dhe realizojnë projektin i shton edhe më shumë këto pikëpyetje, ndërkohë që ligji special i qeverisë për portin e Durrësit ka shkaktuar jo pak shqetësim te Bashkimi Europian./Mcntv.al