osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Komisioni i Venecias vendos pro zgjatjes së mandateve të vetingut: Janë zbatuar kriteret, shtyrja është në përputhje me standardet

Komisioni i Venecias vendos pro zgjatjes së mandateve të vetingut: Janë zbatuar kriteret, shtyrja është në përputhje me standardet

Komisioni i Venecias është shprehur pro zgjatjes së vetingut gjatë seancës plenare të mbajtur ditën e djeshme duke theksuar se janë plotësuar të gjitha kushtet.

Pak ditë më parë u publikua një draft paraprak ku thuhej se Komisioni i Venecias ishte i mendimit se shtyrja e mandateve të KPK dhe KP ishin në përputhje me standardet.

“Nisma synon përmbushjen e një prej synimeve të Reformës në Drejtësi, krijimi i një trupe gjyqtarësh dhe prokurorësh me integritet të lartë etik, moral dhe profesional, për të garantuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë si dhe për të rikthyer besimin e publikut tek institucionet.

Në hartimin e kësaj nisme janë marrë në konsideratë parimet dhe dispozitat e përmbledhura në Strategjinë e Reformës në Drejtësi, vullneti i ligjvënësit në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias në opinionet e tij të nxjerra në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga shtyllat e Reformës në Drejtësi të parashikuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjore; është një masë e jashtëzakonshme dhe kalimtare, por e nevojshme për pavarësinë dhe efikasitetin e drejtësisë”, shkruhej në draft-opinionin paraprak.

Kujtojmë se Këshilli i Legjislacionit i drejtoi pyetjet Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vetingut, propozim ky i Partisë Socialiste . Mbledhjet e Këshillit të Legjislacionit për këtë çështje janë bojkotuar disa herë nga Partia Demokratike. Por pavarësisht mungesës së opozitës, mazhoranca ka vijuar.

Ndërsa ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Në emër të ONM pak kohë me parë foli drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popowski.

Ai theksoi rëndësinë e progresit të reformës në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave. Sipas tij, ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vetingu të përfundojë me sukses, pasi kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke pasur parasysh kapacitetet e zhvilluara.