osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbyll procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së: PD zgjedh Celibashin e PS, kunatin e Mediut, duke larguar Rusmalin e PD

Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbyll procedurën për përzgjedhjen e kandidaturave për organet drejtuese të KQZ-së: PD zgjedh Celibashin e PS, kunatin e Mediut, duke larguar Rusmalin e PD

Në respekt të marrëveshjes politike të 5 Qershorit dhe në zbatim të dispozitave kalimtare të Kodit Zgjedhor, Komisioni i Posaçëm Parlamentar përmbylli procedurën e shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të pranishëm në mbledhjen e pasdites së sotme ishin: Kryetari i komisionit z.Damian Gjiknuri, anëtarët e komisionit: z. Adnor Shameti, z. Alket Hyseni, si përfaqësues të shumicës parlamentare, z. Myslim Murrizi dhe z. Edmond Stojku, përfaqësues të Pakices Parlamentare; si dhe z. Oerd Bylykbashi, me cilësinë e të dërguarit të posaçëm të partive parlamentare të dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Neni 183 i Kodit Zgjedhor për formimin kalimtar të organeve drejtuese dhe administratës zgjedhore përcakton se Komisioni Parlamentar përzgjedh tre kandidatë nga lista e kandidatëve për komisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e këtij ligji për komisionerin. Në zbatim të këtij përcaktimi, Komisioni përzgjodhi emrat:

1.Ilirjan Celibashi

2.Ilirjan Rusmali

3.Ardjan Myslimaj

Në zbatim të dispozitave ligjore, i dërguari i posaçëm pranë komisionit z.Bylykbashi eleminoi njërën prej kandidaturave të përzgjedhura, atë të Z. Ilirjan Rusmali.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve:

1.Ilirjan Celibashi

2.Ardjan Myslimaj

Në zbatim të procedurës, z.Bylykbashi në cilësinë e të dërguarit të posaçëm përzgjodhi tre kandidatë nga lista e kandidatëve për nënkomisioner, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit për komisionerin.

1.Lealba Pelingu

2.Agron Haxhimihali

3.Hysen Osmanaj

Komisioni, me votim eleminoi njërën nga kandidaturat e përzgjedhura, atë të z. Hysen Osmanaj.

Në përfundim, Komisioni vendosi ti përcjellë Kuvendit për votim dy kandidatura për detyrën e nënkomisionerit:

1.Lealba Pelingu

2.Agron Haxhimihali

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit Rregullator zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit Rregullator:

1.Ilirjana Nano

2.Dritan Çaka

3.Odeta Berberi

4.Muharrem Çakaj

5.Helga Vukaj

Sipas procedurës, anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve zgjidhen me listë të përbashkët, me pesë emra, midis kandidaturave që plotësojnë kushtet dhe kriteret e ligjit. I dërguari i posaçëm ka të drejtën të përfshijë dy emra kandidatësh në këtë listë. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioni vendosi ti kalojë për votim seancës emrat sa vijon për anëtarë të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve:

1.Ilirjan Rusmali

2.Elvin Lako

3.Koli Bele

4.Elvis Çefa

5.Ledio Braho

Projektvendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentare për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për organet e reja drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të shqyrtohen në seancën parlamentare të ditës së hënë, datë 5 Tetor 2020.