osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Komisioni i monitorimit të reformës rrëzon mashtrimet e Metës për KED: Ja si shmangu ligjin

Komisioni i monitorimit të reformës rrëzon mashtrimet e Metës për KED: Ja si shmangu ligjin

residenti i Republikës, Ilir Meta nuk u kurseu sulmet ndaj misionit Euralius katër ditë më parë. Sipas tij, Euralius ishte bërë pengesë për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi sepse kishte refuzuar të diskutonte me të sesi duhet të procedohet, duke qenë se organet kompetente për hedhjen e shortit, KLGJ dhe KLP nuk ishin ngritur ende. Por sa qëndrojnë këto pretendime të kreut të shtetit?

Për monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi është ngritur edhe një Komision i Pavarur, i cili ka hartuar edhe disa raporte për ngritjen dhe funksionimin e KED. Në dhjetor të 2018 Ilir Meta refuzoi të hidhte shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, duke u justifikuar se nuk kishte kompetenca. Por Komisioni i Pavarur për Monitorimin e Reformës në Drejtësi në një nga raportet e tij i ka hedhur poshtë pretendimet e Metës për KED.

Komisioni e akuzoi presidentin se shmangu ligjin dhe nxori justifikime për të refuzuar hedhjen e shortit. “Komisioni i Pavarur rekomandon rihapjen e procedurës për hedhjen e shortit për anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi me këtë arsyetim: dispozitat transitore të parashikuara në nenin 284 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kanë në themel të tyre krijimin e një organi, i cili do të kryejë funksionet e KED, deri në ditën kur do të krijohen kushtet për ngritjen e KED.

Për Kushtetutën nuk ka rëndësi emërtimi KED apo KPESD për shkak se Kushtetuta e ka menduar procesin si proces stafetë, ndaj ngatërrimi i termave nuk mund të shërbejë si justifikim për bllokimin e procesit”, thuhet në raportin e Komisionit të Pavarur.

Pra, teksa nga njëra anë Meta sulmon Euralius duke e akuzuar se për të shkak të tij nuk u hodh shorti për KED, në fakt Komisioni i Pavarur dëshmon tjetër gjë. Faji në këtë mes mbetet i Ilir Metës sepse sipas Komisionit të Pavarur për Monitorimin e Reformës në Drejtësi, nuk kishte asnjë problem ligjor që të hidhej shorti për KED nga presidenti.

Pra, nga ky raport del fare qartë në pah se Ilir Meta ka qenë ai që duke anashkaluar ligjin, bllokoi për pak kohë edhe hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ilir Meta tani po tenton t’i atribuojë pa të drejtë fajin misionit Euralius për një situatë që mund ta zgjidhte vetë nëse e lexonte ligjin siç duhet.