osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Komisioni i ‘drogës’/ Zgjerohet verifikimi, lista nga Gjin Gjoni tek Zagani

Komisioni i ‘drogës’/ Zgjerohet verifikimi, lista nga Gjin Gjoni tek Zagani

Nga Adriatik Doci

Përfaqësuesit e mazhorancës në komisionin hetimor për çështjen e ashtuquajtur ‘Tahiri’ kërkojnë thellimin dhe zgjerimin e hetimit për fenomenin e kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri, duke nisur që nga viti 2005. Me anë të 8 shkresave, përpos të dhënave për Lulzim Bashën, Kelment Balilin, Agron Kuliaçajn etj., anëtarët e majtë në komision, i kërkojnë Prokurorisë së Përgjithshme, të dhëna rreth çështjes në ngarkim të bosit të drogës Abdulselam Turgut, i arrestuar në Shqipëri, për llogari të drejtësisë gjermane, më 18.02.2014, por që mundi të arratisej më pas. Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Tiranë, i përbërë nga Gjin Gjoni, Agron Papajani dhe Hysni Demiraj, vendosën masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të arrestuarin, masë kjo e shfrytëzuar nga turku Abdulselam Turgut, për t’u arratisur. Vetëm 48 orë pas lirimit nga Apeli, Policia Gjyqësore kontrolloi në adresën e deklaruar, në godinën e ndodhur në “Kthesën e Kamzës” Tiranë, në katin e 8-të, por nuk e gjeti shtetasin turk aty.

Arratisja bëri bujë dhe u konsiderua një skandal me përmasa ndërkombëtare. Turku ishte shpallur në kërkim Interpol – Wiesbaden (Gjermani) me urdhrin evropian të arrestit, me akuzën e “trafikimit të heroinës, opiumit”. Kjo vepër sipas nenit 53 të Kodit Penal gjerman paraqet rrezikshmëri mjaft të lartë shoqërore dhe dënohet me 15 vjet burgim. Komisioni hetimor kërkon të dhëna rreth kësaj çështje, vijim e saj etj. Gjithashtu, me anë të një shkrese drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, kërkohen të dhëna rreth procedimin penal të ushtruar nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj ish-shefit të anti-drogës në Fier, Dritan Zagani, veprën penale për të cilën është marrë i pandehur, fazë procedurale të hetimit në fjalë etj. Anëtarët e komisionit kërkojnë të dhëna dokumentare mbi veprimet e ushtruara nga Prokuroria për Krime të Rënda në rastin e Klement Balilit, në kërkim ndërkombëtar dhe i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’.

Emrat e tjerë

Anëtarët e mazhorancës në komision kanë kërkuar të dhëna edhe rreth përplasjes së ish-truprojës së Berishës, Agron Kuliçaj me ish-drejtorin e Forcës Lëvizëse Operacionale Arjan Muçaj, i cili dha dorëheqjen. Me anë të një tjetër shkrese kërkohen të dhëna lidhur me aktivitetin tregtar, regjistruar në emër të shtetasit Arbër Çekaj, i dyshuar si i përfshirë në tentativën për të trafikuar 613 kg kokainë, i arrestuar dje në Gjermani. Të gjitha kërko shpresa nuk kanë firmosur nga kryetari komisionit, Edi Paloka, me pretendimin se, informacioni i kërkuar është jashtë objektit të hetimit.

Bosi i drogës

Anëtarët e majtë në komision, i kërkojnë Prokurorisë së Përgjithshme, të dhëna rreth çështjes së bosti të drogës Abdulselam Turgut, i arratisur pasi gjyqtarët Gjin Gjoni, Agron Papajani dhe Hysni Demiraj, vendosën masën ‘arrest shtëpie’.

Zagani

Kërkohen të dhëna rreth procedimin penal të ushtruar nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj ish-shefit të anti-drogës në Fier, Dritan Zagani, veprën penale për të cilën është marrë i pandehur, fazë procedurale të hetimit në fjalë etj.

 

Lista me emrat për të cilët kërkohet informacion

Lulzim Basha, ish-ministër i Brendshëm, kryetar i PD

Sali Berisha, ish-kryeministër, të dhënat që ka marrë për kultivimin e drogës nga ish-krerët e SHISH.

Gjin Gjoni, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë

Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë

Agron Papajani, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë

Dritan Zagani, ish-shefi i anti-drogës në Fier,

Agron Kuliaçajn, ish-nëndrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, de fakto drejtor, ish-truproja i Sali Berishës, ish-drejtor i Krimit të Organizuar tek Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.

Kelment Balilin, ‘Eskobari i Ballkanit’, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,

Arbër Çekaj ose Arbër Kuliçaj, i dyshuar si i përfshirë në tentativën për të trafikuar 613 kg kokainë.

Ankesat e ish-kryeprokurores Ina Rama drejtuar ish-drejtorit të Policisë Hysni Burgaj për ineficencë të policisë ndaj trafikut të drogës.

Shkresa për Prokurorinë e Përgjithshme

1. Të dhëna mbi numrin e procedimeve penale të referuara nga Policia e Shtetit për veprat penale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për periudhat kohore 1998-2005, 2005-2013 dhe 2013-2018, në total dhe të listuara për çdo prokurori përfshirë dhe Prokurorinë për Krime të Rënda, kuptohet që prej kohës që ajo filloi funksionimin e saj.

2. Të dhëna për numrin e procedimeve me të arrestuar për veprat penale të mësipërme.

3. Të dhëna për numrin e çështjeve për të cilat është vendosur mosfillimi, pushimi ose pezullimi i tyre, për veprat dhe periudhat kohore të lartpërmendura.

4. Të dhëna në lidhje me sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në vite si pasojë e këtyre procedimeve dhe vlera e përafërt monetare e tyre.

5. Të dhëna veçmas për lëndën narkotike të sekuestruar në Portin e Durrësit, për periudhën 2005-2013 dhe shtator 2013- maj 2014.

6. Të dhëna lidhur me dosjen e njohur si dosja e Lazaratit, konkretisht vënia  në dispozicionin të Komisionit Hetimor të kërkesës për gjykim lidhur me këtë çështje dhe dokumentacionit për sasinë e lëndës të sekuestruar gjatë operacionit policor të kryer në Lazarat në vitin 2014.

7. Të dhëna nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për ngjarjen e vrasjes me armë zjarri gjatë operacionit policor të ndërmarrë në Lazarat, të efektivit të Reneas Ibrahim Basha dhe plagosjes së dy efektivëve të tjerë, Jetmir Isja dhe Perlat Hamitaj.

8. Të dhëna për procedimin penal të ushtruar nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj shtetasit Dritan Zagani; si ka filluar procedimi penal ndaj tij, çfarë masë sigurie është kërkuar dhe vendosur nga gjykata për të, për çfarë vepre penale është marrë i pandehur (nëse është marrë) dhe në cilën fazë procedurale është hetimi në fjalë.

9. Të dhënat për hetimin pasuror lidhur me çështje të trafikut të drogës që prej kohës kur Prokuroria për Krime të Rënda filloi të ushtrojë këtë kompetencë, vlera e pasurive të sekuestruara për shkak të hetimit pasuror për çdo vit.

10. Të dhëna dokumentare mbi veprimet e ushtruara nga Prokuroria për Krime të Rënda në rastin e Klement Balilit dhe atë të cilësuar si ‘çështja e Saimir Tahirit”. Mbi ç’bazë dokumentare janë regjistruar procedimet në fjalë dhe cilat janë veprimet që ka kryer prokuroria në vijim për secilin prej rasteve në fjalë, pra cili është rendi kronologjik i

veprimeve të ndjekura nga organi procedues menjëherë pas marrjes dijeni për veprat penale që iu atribuohen secilit ndaj personave të mësipërm.

11. Të dhëna lidhur me kërkesa për ekstradim për veprat penale në fjalë për shtetas shqiptarë,të ndarë për periudhat kohore 2005-2013 dhe 2013-2018. Sa prej tyre janë ekzekutuar ose jo dhe pse?

12. Të dhëna për informacione të dërguara nga Prokuroria për Krimet e Rënda , Prokurorit të Përgjithshëm, në periudhat korrik 2010 dhe shkurt 2012, lidhur me punën e Policisë së Shtetit, në luftën kundër Krimit të Organizuar, përfshirë Trafikimin e lëndëve narkotike, së bashku me korrespodencën eventuale që ka pasur nga Prokuroria e Përgjithshme te Krimet e Rënda, Policia e Shtetit, çfarë reagimi ka pasur nga Policia e Shtetit etj.

13. Të dhëna lidhur në lidhje me çështjen në ngarkim të shtetasit turk Abdulselam Turgut, i arrestuar për llogari të drejtësisë gjermane më 18.02.2014, i larguar mandej nga Shqipëria, menjëherë pas vendosjes së tij nën masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, nga trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Tiranë, i përbërë nga Gjin Gjoni, Agron Papajani dhe Hysni Demiraj. Cila është përmbajtja e çështjes në fjalë dhe si ka vijuar ajo nëse është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë në fjalë?