osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kombit i dhembin kockat!

Kombit i dhembin kockat!

Dita e clirimit, 29 Nentori kryqezohet per cdo vit. Kaq vite te percare, te percare deri ne komedi. Me sa kuptohet keshtu do vijojme edhe neser… Thuhet se historine nuk e ben llogjika, por fitimtaret. Ka histori e histori, por ka histori edhe si kjo e jona.

Menyra se si rodhen ngjarjet prej atehere, me duhet te them se askush nuk mund ta pushtoje nje date pergjithmone!
Mjaft me predikime. Mjaft me gjykime. Mjaft me citime historianesh. I dime te gjitha. Nuk po dime kur do ta festojme te pajtuar, ne kemi qindra arsye per ta festuar bashke.
Ta festojme dhe te kujtojme heronjte dhe deshmoret e luftes per clirim, ashtu sic i nderon gjithe qyteterimi.

Ta festojme dhe te kujtojme heronjte dhe deshmoret e fjales se lire, qe u treten prej absurdit.
Ta festojme dhe te kujtojme femijet e ngujuar, te rinjte apo burrat qe nuk arriten te cirohen kurre prej mizorise se gjakmarjes.

Ta festojme dhe te kujtojme gjithe ata bij nenash qe humben pafundesisht e tragjikisht funddeteve, per te shpetuar e cliruar nga kolera e anarshise.
Ta festojme dhe te kujtojme policet e vrare, qe sakrifikuan jeten per te cliruar shoqerine nga thundrat e krimit…

Te kujtojme e perkulemi para dhimbjes se disafishte.
Te kujtojme dhe mbi te gjitha te reflektojme me gjithe forcen e shpirtit, se ende mbi kaq shume jete te flijuara, mbi kaq shume tragjedi, perseri kombit i dhembin kockat!

Le te jete 29 Nentori clirim dhe pajtim. Ne qofte se jemi te lashte sa thuhet, le te sillemi si komb elitar. Le te jete kjo date, nje prove qe Zoti kerkon te na shohe bashke. Mjaft humbem energji si idiote te dobishem!

Mos sherbeje kjo date qe sigurisht na ben nder, si mardhenie e destinuar per sherrnaje. Le te sillemi mendje hapur, dhe te gjithe te shtijme dicka te paqme brenda saj. Paqja dhe toleranca jane ndermjetes te perjetshem. Vetem keshtu fitojme, se s’mund te sillemi si te mundur para botes.
Thelbi i ndergjegjes eshte paqja. Thelbi i nje kombi eshte forca dhe uniteti. Thelbi i historise jane reflektimi i te vertetave.

Kjo date ka shume arsye per te bertitur. Por ajo nderkohe eshte e perkulshme ndaj cdo dhimbje. Ka vetem nje Herkules qe e mund sherrnajen, kjo eshte toleranca dhe dashuria. Le te sillemi dinjitare, mos kerkojme epersite e argumentave, por te fshijme ndasite. S’mund te jetojme me kurriz ndaj njeri tjetrit, ndersa jemi te gjithe brenda nje hapesire. Dashuria i mbulon te gjitha gabimet, keqkuptimet, fajet, vuajtjet, endrrat e flashkura dhe zhgenjimet.

Mjaft eshte mjaft!
Kombit i dhembin kockat…Mjaft me njerez te krisur nga mendte, mjaft me njerez te grisur nga shpirti.
Edhe dashuria eshte nje lloj lufte.

Gezuar!

Gezuar te pajtuar!

Xh.London 29 Nentor 2015