Kombëtarja Kosovare e Henbollit ka arritur të shkruaj historinë.
Bëhet fjalë për kombëtaren U-21 të hendbollit të meshkujve, e cila u bë e para që siguron kualifikimin në një kampionat botëror.
Kosova U-21 fitoi finalen me “Taipein” kinez, me rezultat 30:26, në kuadër të garës IHF Trophy Intercontinental, të organizuar në Prishtinë. “Dardanët” dominuan tërë ndeshjes, që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para mbi 1 mijë tifozëve.
Kampionati botëror i hendbollit do të mbahet në korrik të këtij viti në Spanjë.