Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen e fundit para miqësores së nesërme me Italinë në orën 20:45 në Air Albania. Trajneri Reja ka stërvitur sot për herë të parë grupin e plotë dhe ka krijuar idetë e para për formacionin. Me ekipin janë ftuar edhe pesë futbollistë nga kampionati shqiptar, Gurishta i Vllaznisë dhe Bitri, Hadroj, Cara dhe Skuka të Partizanit.
Për mbrojtësin dhe kapitenin e të kuqve, Eneo Bitri, ashtu si edhe për të tjerët, është një ëndërr e realizuar dhe në një postim në rrjetin e tij social, ai ka hedhur një foto ku shihej teksa fitonte një duel me sulmuesin Armando Broja.