Kombëtarja e femrave e nisi me barazim 1 – 1 me Hungarinë përfaqësimin në Divizionin B të Ligës së Kombeve. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Armir Grima morën 1 pikë nga sfida e luajtur të premten në Shkodër.
Golin për Shqipërinë e shënoi Krasniqi në pjesën e parë, por hungarezët barazuan në të dytën. Takimi i radhës do të jetë të martën në fushën e Irlandës së Veriut.