Kolumbia “shpartallon” Poloninë me rezultatin 3-0 duke u treguar të gjithëve se humbja me Japoninë ishte thjesht një moment i keq dhe takim i pafat. Kolumbianët e dominuan krejtësisht ndeshjen duke mos i dhënë aspak mundësi polakëve që zhgënjejnë krejtësisht në këtë botëror.
Kolumbia shkatërron Poloninë në pjesën e dytë duke shënuar dy gola në harkun kohor të 6 minutave. Në minutën e 69′ është sulmuesi Falcao që nuk fal polakët me një goditje të saktë përballë portierit kundërshtar. Polakët bien në tapet, ndërsa amerikano-jugorët shfrytëzojnë momentin. Ata “kapitullojnë” europianët pas golit të Cuadrados. Lojtari i Juventusit shënon golin e tij të parë në botëror dhe të 3-in për Kolumbinë. Me këtë fitore, ekipi kolumbian mbetet në lojë, pasi do të ndeshet me Senegalin në ndeshjen e fundit. Polonia i jep lamtumirën Botërorit, pasi është humbja e dytë në dy ndeshje.
Poloni – Kolumbi 0-3
Shënues: Mina 40’, Falcao 69’, Cuadrado 75′
Polonia: Szczesny, Pazdan, Bednarek, Goralski, Lewandowski, Krychowiak, Rybus, Berezynski, Zielinski, Piszczek, Kownacki.
Kolumbi: Ospina, Arias, Barrios, Aguilar, Falcao, James, Cuadrado, Mina, Mojica, Quintero, Sanchez.