osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kolona zanore e ahengut të Lulit dhe Mediut: “Për para i bëj të gjitha…”

Kolona zanore e ahengut të Lulit dhe Mediut: “Për para i bëj të gjitha…”

Detaji më interesant në darkën e shtruar në hotel “Plaza” kur filloi ahengu dhe kërcente Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha, ishte kënga greke që i shoqëronte në sfond.

Ajo është kënga e famshme greke: “Gia ta lefta ta Kaneis ola” që përkthehet: “Për para i bëj të gjitha”.

https://streamable.com/s/d7sdj/fxfngx

Në selinë e PD ka pasur revoltë kur panë që në darkën e ditës së protestës, Luli, Mediu, Meta dhe të tjerë opozitarë po kërcenin tallava me këngë greke dhe Baftjarin.

Vetëm pasi në selinë e PD u përkthye kolona zanore, ra zemërimi kundër Lul Bashës, që ditën bënte protestë, e natën festë.

Titulli i këngës e justifikonte veprimin.

***

Nerënxllari ka marrë pjesë në një panair ushqimesh me rastin e ditës së “Ali Peshë Tepelenës” në Tepelenë, dhe deri tani nuk ka asnjë të helmuar.

Kjo është një shenjë që ai ka hequr dorë nga qarqet ekstremiste greke dhe është kthyer përsëri me shqiptarët.

Ky është lajm i mirë përa ta që kanë konsumuar ushqimet dhe nuk u ka dalë ndonjë krimb, por mund të jetë lajm i keq për Nerënxllarin nëse vë kandidaturën për kryetar bashkie në Himarë, pasi nuk ka bërë detyrat si duhet.

***

Opozita është vënë në hall me vendimin për lirimin e Tahirit, pasi janë në një gjatësi vale me ambasadorin Lu.

Me gjithë ato të sharra që ai ka ngrënë për reformën në drejtësi, tani opozita do të ishte e lumtur që ambasadori të mbronte lirimin e Tahirit.

Fakti që ai nuk e bëri, i ka mërzitur ata më shumë se lirimi i Tahirit.

***

Mitingu i PD ka ngjallur nostalgji për kohën e Shab Memisë në krye të mitingjeve.

Kjo gjë i shkoi në vesh Shabës, të cilin kanë vite që nuk e qasin më as tek dera e PD-së.

-Mirë mo djem, mirë, tha Shaba, që u kujtuat, po unë nuk jam kavanoz reçeli, që emrin tim ta mbani në vitrinë dhe mua në magazinë.

***

Tit Vasili kishte krerë sot një shkrim të gjatë kundër gazetarëve.

Ishte aq i gjatë, sa Tit Vasili ishte shumë kurioz të mësonte a e kishte lexuar njeri deri në fund.

Pasi priti e priti gjithë paraditen për reagimet, mori Bejten në telefon.

-Hë mo burrë si po ec shkrimi? E ka pëlqyer njeri?

-Po mirë mo mirë, i tha Bejtja.

Ti e lexove vetë, si t’u duk?