Kapiteni i Serbisë, Aleksandar Kolarov, foli në lidhje me festimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me shqiponjë. Ai fyu rëndë futbollistët me origjinë shqiptare duke i etiketuar si primitv. ““Ne jemi serbë, jemi mbi këtë nivel primitiv. Jemi 10 vjet para tyre që festojnë në këtë mënyrë”, – është shprehur Aleksandar Kolorov.
Megjithatë, Pamfleti sjell në vëmendje ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë të humbur në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2. Kur Kolarav shënoi gol duke i dhënë avantazhin serbëve, njëfarë Dusko Tosic ngriti 3 gishtat lart, në mes të stadiumit. Provokim i hapur me një simbol lufte!
Pse nuk i cilësove serbët primitivë atëherë, o injorant? Pa harruar dhe 14 tetorin e vitit 2014, kur kafshët dolën nga zinxhirët dhe u futën në stadium duke sulmuar lojtarët tanë. Në fushë brenda, me stola së bashku me Policinë. Pse nuk fole për prapambetje atëherë, o injorant? Epo, të cilësosh një simbol shqiponjë më të egër se një provokim lufte, apo tentativë për vrasje, ti qofsh!