Pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha se çështja e firmosjes së dekretit nga Meta për Begajn duke mos kursyer ironitë se; koka në Stamboll, trupi në Janinë’, vjen reagimi nga presidenti Ilir Meta.
Ky i fundit në emisionin e gazetarit Çim Peka në Syri.tv tha se Berisha mbetet pjellor jo vetëm në fushën e mjekësisë, por edhe të letërsisë.
“Ai mbetet gjithmonë krijues. Ai është jo vetëm në fushën e mjekësisë, por dhe në fushën e letërsisë mbetet pjellor.
Për mua s’ka asnjë krisje, asnjë shqetësim. nëse mendon se unë kam, shkelur kushtetutën do të bënte shumë mirë, se pasuronte jurisprudencës.
Ti drejtohet Gjykatës Europiane se sa Gjykatës tonë Kushtetuese.”, tha Meta.