osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Koha për të tremburit nga drejtësia po mbaron: SPAK gati për sulm brenda shtatorit

Koha për të tremburit nga drejtësia po mbaron: SPAK gati për sulm brenda shtatorit

Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet të jetë gati brenda shtatorit. Ndërkombëtarët vazhdimisht kanë bërë thirrje që kjo strukturë të ngrihet sa më parë me qëllim që të nisë edhe lufta antikorrupsion në nivele të larta, por tani duket se konstituimi i saj nuk është shumë larg.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është rikthyer tek seancat intensive dëgjimore dhe vetëm ditën e hënë do të mbajë tri të tilla.

Fakti interesant është se në dy prej këtyre seancave KPK do të relatojë gjetjet për dy gjyqtarë të Krimeve të Rënda. Më konkretisht, bëhet fjalë për gjyqtarin e Apelit për Krimet e Rënda, Dhimitër Lara dhe për anëtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Luan Hasneziri. Fakti që ata po futen në “sitë” do të thotë se ngritja e SPAK nuk është larg.

Siç e kemi theksuar edhe më parë, anëtarët e Krimeve të Rënda janë ata që kanë prioritet për t’u bërë pjesë e SPAK. Më konkretisht, thuajse të gjithë gjyqtarët e Krimeve të Rënda janë zhvendosur në bllok tek Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. KPK po i kalon në veting me përparësi ata, çka afron edhe më shumë konstituimin e Gjykatës Antikorrupsion.

Kujtojmë që më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rivlerësuar edhe anëtarët e Apelit të Krimeve të Rënda, Sokol Binaj, Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Fehmi Petku. Nga këta, vetëm ky i fundit u shkarkua nga vetingu, i cili ishte edhe kryetar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Tani mbetet të pritet rezultati për gjyqtarët Lara dhe Hasneziri, por gjer më tash 3 emra janë konfirmuar dhe janë gati për t’u bërë pjesë e Gjykatës Antikorrupsion.

Në 6 qershor mbyllen dosjet për prokurorët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nga ana tjetër po punon me kandidatët për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Anëtarët e KLP kanë afat deri në 6 qershor për të mbyllur verifikimet për të gjithë pretendentët prokurorë për SPAK. Sapo dosjet të miratohen në mbledhjet e KLP, ato do t’i kalojnë menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sipas burimeve të gazetës, sapo KPK të disponojë dosjet për të gjithë kandidatët e SPAK, puna e këtij organi do të fokusohet pikërisht tek rivlerësimi i tyre. Burime të sigurta i thanë gazetës se, edhe me ultimatumet e ndërkombëtarëve, puna e KPK gjatë verës do të jetë shumë intensive për të kaluar në veting të gjithë kandidatët për Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ju kanë kërkuar komisionerëve të vetingut që të mos ketë më asnjë zvarritje në procesin e rivlerësimit për pretendentët e SPAK me qëllim që kjo strukturë jo vetëm të jetë gati në shtator, por të jetë edhe funksionale dhe të nisë të godasë korrupsionin në nivele të larta. Burimet i thanë gazetës se SPAK do të ngrihet brenda shtatorit duke qenë se me shumë gjasë vendimi për hapjen e negociatave me BE do të shtyhet për në shtator. Me qëllim që të çohet një sinjal pozitiv në përmbushjen e kushteve, duhet që SPAK të jetë gati për të nisur nga puna.

Siç e thamë edhe më lart, ndërkombëtarët vazhdimisht kanë kërkuar luftë antikorrupsion. Edhe në progres-raportin e fundit të hartuar nga BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë një nga kushtet kryesore është pikërisht zbatimi i reformës në drejtësi dhe goditja e “peshqve të mëdhenj”. Me qëllim që Shqipërisë t’i shtohen pikë në këtë drejtim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të shtojë ritmet e punës që të mundësojë ngritjen e SPAK.

Mimoza Ibra