Nga Besi BEKTESHI
Kjo kohë e fundit është një model i thjeshtëzuar rrumpallëku “nacional” që na bën sa ballkanikë dhe shqiptarë, por gjithmonë me detaje ndryshe, të ekzagjeruar dhe shpesh herë idiotë! Kulmin e kishin në dorë “nacional fashistët” grekë, ose njerëzit e frustruar (thupruar) në Greqi në bashkëpunim me grekofonët tanë!
Biles “grekofonët” tanë, akoma më keq se sa grekët nacional fashistë! Një degradim i tillë maskarenjsh të toleruar nga një shoqëri dhe shtet (i yni) aspak modern dhe demokratik, por menefregist e shpresë humbur, që nuk i bëjnë përshtypje as përdhosjet e kombit, as të ADN-së shqiptare dhe as kërcënimet me vrasje dhe shfarosje! Falangat greke, paramilitare fashiste dhe me idiotë, psikopatë, delirantë përfaqësues politikë si në Greqi dhe jashtë saj, sigurisht gjetën një delirant të lindur në Shqipëri, me babain të nderuar në kohë të “komunistit Enver” që kanë jetuar më mirë se pothuaj shumica e shqiptarëve – për të bërë atë që grekët nacional fashistë duan të bëjnë me shqiptarët! Vdekjen e një idioti në delir anti shqiptar, e kthyen në një “show” fashisto-id në territor shqiptar!
Nacional fashistët grekë, kanë problem të madh me shqiptarët, jo me “Vorio Epirin”, as me religjionin dhe as me gjëra të tilla kombëtare! Ata e dinë se “Vorio Epiri” është një marrëzi që nuk e shikojnë as me dylbi, e dinë se marrëzi të tilla sot me shqiptarët nuk qëndrojnë dot! E dinë se shqiptarët kanë dyfishuar territorin e tyre me Kosovën dhe e dinë se tashmë edhe në Maqedoni, janë faktor i madh! Por nacional fashistët grekë, kanë problem të madh me arritjet e shqiptarëve! Po me vilat e tyre, pasuritë e tyre, me aftësinë e shqiptarëve për të bërë jo vetëm pasuri, por dhe rritur mirëqenien! Kjo gjë i ka fyer! Përfundimisht shqiptarët nuk kanë asgjë me grekët dhe pjesa e mirë e Greqisë e ka kuptuar tashmë qartë! Kush ka mbetur si peshkun në të thatë!
Sigurisht Eleni e marrë e Qipros dhe Dule “grekshqipfolësi” i politikës grekofone shqiptare në Shqipëri! Të gjithë do të bashkoheshin, sepse kanë humbur tashmë çdo betejë si politike dhe filozofike e ekonomike me shqiptarët! Po shteti shqiptar “luan” paksa me hile, sepse do miq në BE për sjellje të butë – mbasi një idiot i edukuar nga fashistët grekë shtie mbi policinë me armë! Biles i programuar për të bërë dhe këtë marrëzi që të bëhej ajo çfarë u bë e nacional fashistët e Elenit dhe “Dule and Company” të bënin “llaka llaka” përpara kamerave greqisht! Këto janë nacional fashistët, por që nuk duhen toleruar dhe nganjëherë duhet t’ju tregohet vendi në mënyrë deçizive dhe të plotë!
Kurse shqiptarët, ne pra, jemi nacional fejbukistë! Jemi bërë shoqëria më e madhe në Ballkan që “kombëtaritetin” e bëjmë në Facebook! Grekët “gam gam” në sheshe, ku digjet flamuri shqiptar, ne “gam gam” kundra grekëve në – fejsbuk! Grekët si palestinezët akoma djegin flamuj (mbajnë arkivole mbi duar) dhe janë në Bashkimin Europian, ne “tërr tërr” në FB, duke filluar nga ato lart dhe deri te katundari më i lodhur, gjithmonë në FB! Grekët shkojnë deri aty në marrëzinë e tyre sa mbajnë një minutë pushim për një terrorist delirant grek dhe shqiptar (ka lindur në Shqipëri) me shtetësi dhe kombësi, ne “tërci mërci” në FB!
“Nacionalizmi jonë fejbukist” po rrezikon patriotizmin e domosdoshëm! Askush nuk kërkon të bëjmë si nacionalist fashistët grek, por si patriotë të vendit tonë sigurisht e kemi për detyrë të bëjmë! Askush nuk duhet të bërtasë “vdekje grekut dhe t’ia nxjerrim zorrët jashtë dhe ti bëjmë kukurec” edhe pse dikush atje “e meriton për nga krimi mbi shqiptarët” por të lartësojmë flamurin tonë, e kemi detyrë! Po sigurisht edhe mbi Bularat dhe mbi gjithë rrugën nga Kakavija te lugina e Drinos dhe kudo në territor shqiptar që ka kufi me trevat tona shqiptare në Greqi! Patriotizmi është detyrim sot!
Miqësi me grekët dhe padyshim marrëveshje me qeverinë, por ruajtje e dimensionit patriotik shqiptar përballë tyre! Kur grekët mbajnë zi në kuvendin e tyre për një delirant anti shqiptar në veprime, do të thotë se ka problem të madh ai shtet i zhytur në “shit” deri në grykë, si ekonomikisht dhe me marrëzi nacional fashiste! Shqiptarët sot janë “nacional fejsbukistë” dhe kjo është realisht një goditje për patriotizmin tonë! Është turp!
Por ne kemi dhe “modern nacionalë artistë”! Po pra, ne nëpërmjet Ministrisë së Kulturës i nxisim shqiptarët të lexojnë “libra” më shumë që nga mosha e vogël deri në pleqëri që të “don’t fuck” po nuk kishe (lexuar) libra apo të mos kesh bibliotekë! Kjo është dhe politika jonë kombëtare e leximit! Po pra, një politikë kulturore e tipit “modern nacional artistike”!
E sigurisht ka dhe të tjera! Padyshim që politikë kombëtare e madhe ishte largimi me ligj e kazinove dhe lojrave të fatit! Po po, dy marrëzive amorale dhe anti kombëtare po ta shikosh qartë dhe mirë! Propozimi dhe ligji ishin një patriotizëm i qartë moral dhe etik nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë! Fitore sigurisht dhe në këtë rast si shumë herë opozita del zbuluar dhe e humbur! Por padyshim që do dilte dhe “modern nacional artisti” me panevojshmërinë e etiketimit të shqiponjës si kazino! Mund të hiqej shqiponja dhe as mos përmendesh fare.
Ta zëmë se është e shëmtuar – mund të largohen se po kryhet një investim i ri, ku ajo nuk ka vend! Por jo duhej thënë në mënyrë “nacional moderne” dhe shqiponja shëmtuar kazino! Sot askush nuk mund të thotë për shqiponjën “kazino” sepse është vetë shpendi që bashkon shqiptarët dhe le ta ketë vënë sa të duash SB-ja! As i plas kujt kush e kanë vënë dhe në se është apo jo, e bukur! Të gjithë u bashkuan me KM për kazinotë dhe bastet kur për shqiponjën nuk bashkohen dot! Pse? Po sepse ajo mbetet shqiponjë edhe pse mund të jetë tatuazh në lëkurën e një të burgosuri për vrasje! Më mirë i duhej thënë opozitës të kujtohet si prishi një vepër që e quanin “bunker” dhe ishte mbi kalimi i Zogut të Zi, i shembur në mënyrë idiote nga Berisha! Kjo do të ishte më e drejtë!
E këto “nacionalizma” po shoqërohen me “cilësi” të tjera të ikjes nga Shqipëria! Të ikjes dhe njerëzve që kanë të ardhura, që jetojmë më mirë se shumica e shqiptarëve dhe që kanë kualitete! Ikin, sepse jetojnë keq me të tilla nacionalizma të ngërdheshura mes tyre në momente politike të delierit të përditshëm! Ikin se nuk i “pjerdh kush” nuk i do kush në Shqipëri! Ikin dhe bëjnë mirë, sepse nuk mund të kthehen në vendin e tyre si “emigrantë” që merren nëpër këmbë! Një jetë kanë! Po të kishin dy jetë – njërën dhe mund ta shpërdoronin me deliret e nacionalizmave kot që aplikohen në Shqipëri, gjatë një politikbërje dhe ekonomie prej tre dekadash, që është kundra shqiptarëve!