Personi që shikoni në fotot e mëposhtme është Armando Pezaku, personi që drejtonte kamionin ku u kapën 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit. Kamioni i cili ai drejtonte ishte i mbushur me banane, dhe poshtë tyre fshihej sasia rekord e kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë.
Bashkë me të është arrestuar dhe një tjetër person, Donaldo Lushaj. Detajet e operacionit i dha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me prokurorin Besim Hajdarmataj.
Droga ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Policia e Shtetit bën me dije se vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro.
Në profilin e tij në rrjetet sociale ai shkruan se punon si shofer dhe u çon miell partizanëve.