Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi se kanë marrë një dokument nga grupi i punës për Kodin e ri Penal por shtoi se do të merret koha e nevojshme për konsultim. Manja theksoi në një prononcim për gazetarët se Kodi i ri Penal do të jetë bashkëkoror dhe në përputhje me legjislaturën e BE-së.
“Ka një dokument pune që është dorëzuar mininistrisë së drejtësisë nga grupi i punës për draftimin e Kodit të ri Penal. Nuk është hedhur akoma për konsultim publik do ta kenë në duar profesionistët e ligjit dhe pse jo do të japim të gjithë kohën e nevojshme për një kod penal, bashkëkohor, i përqasur me legjislacionin e BE.“, tha ai.
Sa i përket amnistisë, Manja theksoi se për disa propozime të opozitës ka qasje pozitive.
“Drafti i amnistisë ka kaluar leximin e parë në komisionin e sigurisë, por përgjegjësi është ai i ligjeve. E përmbyllim javën që vjen dhe më pas në seancën plenare duhet siguruar konsensusi i votave që të kalojë dhe zbatohet. I kemi marrë këto amendamente dhe javën tjetër. Për disa propozimet që ka bërë opozita kemi qasje positive”, shtoi Manja.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se jo çdo arrestim jashtë vendit finalizohet me ekstradimin në Shqipëri, pasi çdo rast procedura dhe do kohën e vet.
Për gazetarët, Manja theksoi se personat që arrestohen me qëllim ekstradimit ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse.
Ministri u shpreh gjithashtu se finalizimi procesit deri në ekstradimin dhe vënies në dispozicion të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfillte e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK.
“Dua të bëj të qartë sepse çdo arrestim i eksponentëve të krimit jashtë territorit të Shqipërisë për llogari të drejtësisë shqiptar është domen i Ministrisë së Drejtësisë dhe i organeve të drejtësisë dhe i prokurorisë Jo cdo arrestim i tyre me qëllim ekstradimi finalizohet pozitivisht sepse kanë një procedurë të caktuar esktradimi
Ky është thelbi i ministrisë së drejtësisë dhe i prokurorisë së posaçme është procedura e ekstradimit. Ju e dini që ne jemi palë në konventën evropianë të ekstradimit por me një pjesë të shteteve kemi edhe marrëveshje. Finalizimi i këtij procesi deri në ekstradimin dhe vënies në dispozicion të drejtësisë shqiptare është punë e mirëfillte e Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK.
Kemi filluar procedurat me qëllim ekstradim dhe duhet kohën e vetë sepse personat që arrestohen me qëllim ekstradimit ankimojnë kërkesat e tyre në drejtësitë e vendeve përkatëse. Ka një kategori personash që janë arrestuar dhe nuk kanë mbërrutur në Shqipëri sepse ka një procedurë”, tha ministri i Drejtesise Ulsi Manja.