osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kodet e reformat që Berisha dhe PD miratuan pa konsensus nga 1992-2: Ligje për zgjedhjet, emërime dhe shkarkime! Pse vendosin kushte sot?

Kodet e reformat që Berisha dhe PD miratuan pa konsensus nga 1992-2: Ligje për zgjedhjet, emërime dhe shkarkime! Pse vendosin kushte sot?

Nga Adriatik Doci

Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Presidenti Ilir Meta, pa asnjë votë përfaqësimi në Kuvend, kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave, me argumentin se mazhoranca socialiste po shkel paktin 5 qershorit për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore.

Linjës së opozitës jashtëparlamentare u janë bashkuar edhe disa eurodeputetë, por ende nuk ka një qëndrim për këtë çështje nga institucionet e Brukselit dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Megjithatë, nëse PS dhe opozita e re do të miratojnë ndryshimet Kushtetuese pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare, ky nuk do të ishe precedenti i parë.

Gjatë pushtetit të parë dhe të dytë, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën ka miratuar reforma të rëndësishme zgjedhore dhe në drejtësi, akte si dhe ka bërë emërime dhe shkarkime shumë të rëndësishme pa konsensusin e opozitës së atëhershme, sot në pushtet. Disa muaj pasi erdhi në pushtet, në qershor të vitit 1992, PD paraqiti në Kuvend dy projektligje për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjet lokale, pa u konsultuar me opozitën e atëhershme.

Duke iu referuar dokumenteve arkivore, rezulton se në shkurt të 1996, PD dhe Berisha futën në axhedën e Kuvendit ligjin zgjedhjet parlamentare ose Kodin Zgjedhor, pa konsensusin e opozitës. PS e denoncoi nismën si një plan për të vjedhur zgjedhjet. Partitë opozitare kishin paraqitur një tjetër draft, i cili u rrëzua. Nisma e PD miratua vetëm me votat e PD në 9 korrik të 1996, pas zgjedhjeve të 26 majit, të cilat përfaqësojnë krimin më të madh zgjedhor në historinë e pluralizmit shqiptar.

Pa konsensusin e opozitës, madje me vota të trafikuara, Berisha dhe PD kanë emëruar dy presidentë, Bamir Topin në 2007 si dhe Bujar Nishanin në 2012. Në mënyrë të njëanshme, PD dhe Berisha kanë shkarkuar kryeprokurorin Theodhori Sollaku dhe në të njëjtën mënyrë emëruan kryeprokurore, Ina Ramën, të cilën e shpallën më pas puçiste. Gjithashtu, pa konsensus Berisha largoi Ina Ramën nga detyra para mandati dhe emëroi në vend të saj Adriatik Llallën, në bashkëpunim me Ilir Metën, pa konsensusin e opozitës së atëhershme.

PD, Berisha dhe Bujar Nishani, shkarkuan pa konsensus, madje duke sfiduar SHBA-BE, kreun e SHISH, Bahri Shaqirin, duke emëruar në vend të tij, gjithashtu në mënyrë të njëanshme, Visho Ajazi Likën, i cili ishte pjesë e qeverisë Berisha si zëvendësministër. Pa konsensus, madje më dy vota të trafikuara, Berisha dhe Nishani ‘blinduan’ me emërime preferenciale Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, në periudhën mars-maji 2013, disa javë para largimit të Berishës nga pushteti. Megjithatë,

Vendimet pa konsensus të miratuara nga PD kur ishte në pushtet
-Qershor 1992, ligji për zgjedhjet lokale
Qeveria e kontrolluar nga PD paraqiti në Kuvend, në qershor të vitit 1992, ligjin për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal, pa u konsultuar me partitë politike. Namik Dokle, në atë kohë deputet i PS, ngriti shqetësimin se drafti nuk kishte konsensusin e plotë të subjekteve politike. Ligji u miratua në Kuvend me shumicë votash.

-Qershor 1992, ndryshimet kushtetuese dhe ligji për pushtetin lokal
Në qershor të vitit 1992, 35 deputetë të PD propozuan dy nisma, për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjin për pushtetin lokal. Socialistët në opozitë shprehën shqetësimin për mungesën e konsultimit si dhe kundërshtuan propozimin që ndarja e territoriale të bëhej nga presidenti dhe qeveria.

Shkurt 1996, PD miraton me forcën e numrave ligjin për pushtetin lokal
Në shkurt të vitit 1996, Partia Demokratike miraton me forcën e numrave ligjin e ri për organizimit dhe funksionimin e pushtetit lokal, një reformë shumë e rëndësishme, pa konsensusin e opozitës socialiste.

Mars 1996, PD miraton pa konsensus kodet
Në mars të vitit 1996, referuar dokumenteve arkivore, PD ka miratuar pa konsensus Kodin e Punës. Më vonë miraton disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, gjithashtu pa konsensus.

Janar 1996, PD paraqet ligjin për zgjedhjet pa konsensusin
Në janar 1996, PD dërgon në Kuvendin që kontrollohej prej saj ligjin për zgjedhjet. Opozita e atëhershme e denoncon këtë ligj si jo konsensual dhe projekt për të grabitur zgjedhjet. Ligji për zgjedhjet ose Kodi Zgjedhor, u miratua në korrik të vitit 1996 me votat e PD. Opozita socialiste nuk merrte pjesë për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve nga PD të 26 majit 1996, zgjedhje të cilat nuk u njohën nga SHBA-BE dhe që sollën edhe largimin e Berishës nga pushteti, një vit më pas.

-Korrik 2007, PD zgjedh presidentin pa konsensus dhe me vota të blera
Në korrik të vitit 2007, Partia Demokratike dhe Sali Berisha zgjodhën presidentin pa konsensus dhe në mënyrë të njëanshme, madje me disa vota të blera në radhët e opozitës. President u zgjodh Bamir Topi, i cili ishte nënkryetaru i Partisë Demokratike. Opozita e atëhershme e konsideroi procesin të turpshëm.

-Tetor 2007, PD shkarkon kryeprokurorin pa konsensus
Në tetor të vitit 2007, Presidenti Bamir Topi, i zgjedhur nga PD, me propozim të grupit parlamentar të PD, shkarkoi nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Shkarkimi ishte i njëanshëm dhe u kundërshtua nga ndërkombëtarët. Opozita socialiste e konsideroi një grusht shteti.

-Nëntor 2007, PD dhe Berisha emërojnë kryeprokurorin e ri pa konsensus
Në nëntor të vitit 2007, Bamir Topi i zgjedhur nga PD si Presidentit, me propozim të PD dhe sidomos me miratimin e Sali Berishës, emëroi Ina Ramën kryeprokurore, e cila më pas u shpall puçiste nga Berisha. Zonja Rama u emërua pa konsensusin e opozitës socialiste.

-Qershor 2012, PD dhe Berisha emërojnë pa konsensus Bujar Nishanin President
Në qershor të vitit 2012, Partia Demokratike zgjodhi pa konsensus Bujar Nishanin në postin e Presidentit të Republikës. Emri i Nishanit u kundërshtua prerë nga opozita socialiste, e cila nuk mori pjesë në votim dhe që gjatë gjithë procesit kishte këmbëngulur për një president që të kishte mbështetjen e të gjithë krahëve të politikës.

-Gusht 2012, PD, Berisha dhe Nishani shkarkojnë pa konsensus kreu e SHISH dhe emërojnë njeriun e tyre
Në gusht të vitit 2012, Presidenti Bujar Nishani i zgjedhur nga PD, me propozim të Sali Berishës, në atë kohë kryeministër, shkarkoi nga detyra drejtorin e Shërbimit informativ shtetëror Bahri Shaqiri, duke emëruar në vend të tij, Visho Ajazi Lika, i cili ishte pjesë e qeverisës Berisha si zëvendësministër. Ndryshimi ishte i njëanshëm, pa konsensus të opozitës dhe në kundërshtim me qëndrimet publike të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

-Dhjetor 2012, Berisha-Meta-Nishani largoi Ina Ramën dhe zgjedhin Adriatik Llallën kryeprokuror pa konsensus
Në dhjetor të vitit 2012, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën, në bashkëpunim me Bujar Nishanin, emëruan pa konsensusin e opozitës socialiste, Adriatik Llallën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, duke larguar nga detyra Ina Ramën, në mënyrë të diskutueshme.

-Mars-maji 2013, Berisha-Nishani ‘blindojnë’ drejtësinë me emërime preferenciale
Disa muaj para largimit nga pushteti, konkretisht në periudhën mars-maji të 2013, Sali Berisha, ‘blindoi’ Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, me disa emërime preferenciale. Emërimi i gjyqtarëve në kupolën e drejtësisë u krye pa konsensusin e opozitës. /Shqiptarja.com