osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

KLSH “makthi” i të korruptuarve, gjatë 7 viteve në detyrë Bujar Leskaj kallëzoi rreth 900 zyrtarë, u zbuluan mbi 3 mld euro dëme në institucione

KLSH “makthi” i të korruptuarve, gjatë 7 viteve në detyrë Bujar Leskaj kallëzoi rreth 900 zyrtarë, u zbuluan mbi 3 mld euro dëme në institucione

Kontrolli i Lartë i Shtetit mund të quhet me plot gojën si institucioni i vetëm në vend që ka arritur të luftojë korrupsionin në Shqipëri. Në Shqipëri dihet që niveli i korrupsionit është i lartë, por KLSH ka arritur t’u bëjë ballë presioneve dhe ndërhyrjeve politike, duke mos falur ministra, kryebashkiakë, sekretarë ministrie apo drejtorë të lartë. Në javën e parë të dhjetorit Bujar Leskaj do të duhet të lërë zyrën e tij në krye të KLSH, për t’i lënë vendin një emri tjetër.

Por çfarë bëri Leskaj gjatë 7 viteve në detyrë? Gazeta po bën një bilanc të punës së tij që kur u emërua në këtë post, e deri më tani që do të largohet. Më 15 dhjetor 2011 Parlamenti miratoi me 70 vota pro dhe 61 kundër propozimin e ish-presidentit Bamir Topi për të emëruar Bujar Leskaj në krye të KLSH. Por vitet treguan se Topi nuk kishte gabuar me këtë kandidaturë, pasi shifrat tregojnë qartë se Leskaj ka arritur të luftojë korrupsionin më shumë se të gjitha institucionet ligjzbatuese bashkë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht nga viti 2012 e deri më tani rreth 900 zyrtarë të lartë, ku mes tyre ka dhe shumë emra të rëndësishëm. Por gjithë problemi ka çaluar te prokuroria. Në pjesën dërrmuese të rasteve dosjet që ka dorëzuar KLSH janë hedhur në kosh nga prokurorët. Edhe pse nga auditimet janë dokumentuar prova të qarta abuzimesh në ministri, bashki e drejtori, shumica e të akuzuarve ja kanë hedhur paq. Duhet theksuar se KLSH gjatë periudhës së Leskajt ka zbuluar mbi 3 miliardë euro dëme të shkaktuara në buxhet. Nëse shihen shifrat, nga viti në vit ka pasur rritje të personave të kallëzuar penalisht dhe të dëmeve të zbuluara. Po njëkohësisht ka pasur dhe rritje të auditimeve në institucione.

Një vit pasi mori detyrën, Leskaj zbuloi rreth 97 mln euro dëme në buxhet, ndërsa u kallëzuan penalisht 125 zyrtarë. Por nëse shohim raportet e fundit vjetore të KLSH, dëmet e zbuluara arrijnë deri në 800 apo 900 milionë euro, ndërkohë që ka pasur kallëzime nga 150 deri në 190 zyrtarë. Në total nga viti 2012 deri në 2017 janë kallëzuar 848 persona, por nëse shtojmë dhe të kallëzuarit gjatë 2018 shifrat shkojë në mbi 900 emra. Shifrat tregojnë qartë se mes të kallëzuarve ka emra mjaft të njohur, ku KLSH nuk është “trembur” përballë figurës së tyre.

Dosjet e abuzimeve

Sa i takon emrave të njohur, në krye të listës qëndrojnë ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe kreu i PD, Lulzim Basha. Damian Gjiknuri u kallëzua penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime në marrëveshjen e arritur me CEZ. Sapo qeveria “Rama” erdhi në pushtet, u arrit një pakt me çekët që çështja e prishjes së kontratës të mos shkojë në Arbitrazh. KLSH e gjeti me shkelje këtë pakt dhe paditi penalisht ministrin Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit Alma Hicka.

Sipas KLSH, dëmi në buxhet ishte 479 milionë euro. Dosja në fjalë u mbyll nga prokuroria, me argumentin se nuk kishte vepër penale. Sa i takon Lulzim Bashës, ai u kallëzua për aferën me rrugën Durrës-Kukës. Ishte KLSH që zbuloi abuzimet e bëra prej tij dhe zhdukjen e 230 milionë eurove. Edhe Basha ja hodhi paq për këto akuza. Batërdia më e madhe e abuzimeve ka qenë në pushtetin vendor. KLSH ka kallëzuar në total 13 kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, ku 6 prej tyre janë momentalisht në detyrë.

Në listë janë kryebashkiakja e Patosit, kryebashkiaku i Belshit, kryebashkiaku i Rrogozhinës, i Himarës, e Sarandës dhe i Kukësit. Që të gjithë këta emra janë gjetur me shkelje nga KLSH për abuzime kryesisht me tendera dhe bëhet fjalë për miliona lekë të përvetësuara. Që të gjithë sot janë në krye të detyrës.

Vetë përfaqësues të KLSH gjatë raportimeve në komisionet parlamentare janë shprehur të shqetësuar se një numër i madh i kallëzimeve të tyre nuk merren parasysh nga prokuroria dhe në jo pak raste ka pasur ankimime në gjykatë, siç është rasti i ministrit Gjiknuri. Arritja më e madhe e KLSH është padyshim dënimi i ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera. Institucioni i drejtuar nga Leskaj gjeti fakte të pakundërshtueshme për aferat e tij dhe gjykata u detyrua ta dënonte. Në të gjitha raportet ndërkombëtare, i vetmi institucion që vlerësohet është padyshim KLSH dhe shifrat flasin qartë se si është luftuar korrupsioni./Kliti Topalli