osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Klosi nxjerrë zbuluar Saliun: Berisha është i lodhur dhe s’ka këllqe t’i marrë Bashës partinë, e presin një mal me telashe! Meta prej vitesh ka synuar të marrë frenat e opozitës por …

Klosi nxjerrë zbuluar Saliun: Berisha është i lodhur dhe s’ka këllqe t’i marrë Bashës partinë, e presin një mal me telashe! Meta prej vitesh ka synuar të marrë frenat e opozitës por …

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend e veçanërisht atë brenda Partisë Demokratike, ndërsa ka rrëzuar akuzat në adresë të tij të lëshuara nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit nga “Foltorja” e Shkodrës, nuk sulmoi vetëm Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por u rikthye pas në kohë, duke akuzuar edhe ish-kreun e SHISH-it në vitet 1997-2002, Fatos Klosi, se është investuar në manipulim zgjedhjesh.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi akuzat e Berishës ndaj tij i cilësoi shpifje, ndërsa i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj tij, meqenëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e akuzojnë për korrupsion. Ndërkohë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror akuzoi ish-kryeministrin Berisha se gjithmonë ka punuar kundër Kosovës, duke filluar nga qëndrimi që mbajti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fillim apo me qëndrimin në lidhje me Rambujenë.

-Zoti Klosi, të premten nga “Foltorja” e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha nuk sulmoi vetëm Edi Ramën dhe Lulzim Bashën, por u rikthye pas në kohë duke iu akuzuar edhe juve në cilësinë e ish-kreut të SHISH-it në vitet 1997-2002 se jeni investuar asokohe për të blerë vota në favor të Partisë Socialiste. Si ju duken këto akuza dhe përse Berisha vijon t’ju këtë objekt sulmesh juve?

Më vjen për të qeshur me deklaratat dhe akuzat që dëgjoj nga Saliu. Unë e kam thënë dhe po e ripërsëris që Sali Berisha shpif dhe duke qenë se në kohën e tij Shërbimi Informativ Shtetëror bënte çdo gjë dhe të gjitha të ligat me urdhër të tij, ai mendon se edhe në kohën e PS, SHISH ishte i tillë.

Kështu që nisur nga fakti se veprimtaria e Shërbimit Informativ Shtetëror sipas ligjit, është sekrete, ai bën protagonistin me shpresën se edhe njerëzit pranë tij do t’i besojnë broçkullat që thotë Saliu. Pra edhe njerëzit e tij e kanë këtë ide se SHISH bën namin. Nga kjo pikëpamje dua të shtoj se çdo gjë që Berisha e konsideron të paligjshme dhe ma vesh mua.

Berisha mendon se është e besueshme dhe do ta ndihmojë të jetë në qendër të vëmendjes. Megjithatë, të gjitha akuzat e Saliut ndaj meje janë të pavërteta, por na hiçi dhe këtë e them me bindje. Berisha akuzat ndaj meje, thjesht i ka zbukuruar, por që në thelb janë broçkulla. Unë në përgjithësi nuk jam prononcuar dhe kam dashur ta injoroj Berishën, por vjen një moment që mesa duket duhet të reagosh për të sqaruar opinion publik. Ajo ngjarje që thotë Berisha nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nëse do të ishte e vërtetë unë nuk isha budalla që si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror i asokohe të merresh me kësisoj gjërash.

SHISH që në atë kohë quhej Shërbimi Informativ Kombëtar kishte në aparatin e tij rreth 400 nëpunësish dhe unë mund të gjej kollaj të besuar që të bënin atë punë që thotë Saliu dhe s’kisha pse ta bëja në klub. Por Sali Berisha i lëshon si petulla akuzat dhe kush t’i besojë, le t’i besojë thotë. Berisha po bën shou dhe është një plak i rrjedhur që përderisa merret akoma me mua, dua të them se ajo ngjarje nuk ka ndodhur dhe se Saliu flet broçkulla.

Berisha që e quan veten politikan dhe ka qenë një ndër njerëzit më të rëndësishëm të vendit merret me kësisoj shpifjesh dhe i cilëson ato argumente. Berisha në vend që të flasë për gjëra parimore, e të thotë se Luli nuk bëri këtë apo atë, merret me shpifje dhe flet broçkulla. Të gjitha këto tregojnë se Saliu është në rënie të lirë, pasi fakti që merret me histori që i sajon, tregon se ai është në rrjedhje e sipër. Pra, duke bërë kësisoj akuzash nga “Foltorja” që bën me simpatizantët e tij, Sali Berisha i fyen edhe këta të fundit, pasi flet broçkulla dhe shpifje.

-Si e shihni lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe tentativën e tij për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike?

Lëvizja e Sali Berishës brenda Partisë Demokratike duket tejet absurde. Sigurisht që Saliu përderisa po e bën këtë, beson se ai mund të vijë sërish në krye të PD-së. Unë e kam thënë edhe më herët për gazetën tuaj se Berisha e bëri detyrën e vet e drejtoi Partinë Demokratike për shumë vite dhe se momentalisht më duket absurde lëvizja e tij dhe e kupton i madh e i vogël që ai po e bën këtë, vetëm se ju prekën interesat e tij personale.

Berisha duket qartë që është nxehur dhe po kërkon ta kthejë PD-në ku ka qenë në kohën e vet, të dhunshme, nisur nga deklaratat që bën kundër Edit. Por kjo është thjesht një furtunë në gotë uji brenda PD-së, që mbase do trazojë ujërat brenda saj, por që në fund Berisha do dalë i humbur. Nga ana tjetër dua të shtoj se edhe ata që po ndjekin Saliun duhet të hapin sytë dhe se duhet ta kuptojnë që ai është i humbur. Ndërkohë që tentativa e tij për të marrë Partinë Demokratike duket mision i pamundur dhe se njerëzit nuk duhet të jenë “symbyllur” dhe duhet të peshojnë situatën. Ata nuk duhet të skanojë asgjë, vetëm fakti që amerikanët e kanë shpallur “non grata”, tregon se Berisha ka një zgjedhë dhe njollë mbi krye që nuk e lejon të ecë më përpara.

Nga kjo pikëpamje dua të theksoj se përderisa detyrohet personalisht Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken që vendimin e shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij e njoftoi vetë dhe nuk ia la një zëdhënësi ta bënte, tregon se gjërat janë më të thella dhe të ndërlikuara. Pra, kjo është një ngjarje e rëndë dhe është pengesa që Berisha ka përpara dhe që nuk e lejon më të ringrihet.

-Pra ju po thoni që Berisha s’ka shanse të rikthehet në krye të PD-së?

Unë shoh që ata që venë në takimet që po bën Sali Berisha janë entuziastë nëpër salla, por duhet të dini se ata janë një pjesë shumë e vogël e Partisë Demokratike. Madje e rëndësishme është që po shoh që atë nuk po e përkrahin shumë deputetë të grupit parlamentar apo eksponentë të rëndësishëm të PD-së dhe të gjitha këto tregojnë që ka rënë mbështetja e Berishës. E keni parë ju që sallat Saliut po i mbushen nga njerëz që thonë: “Unë dal e vritem për Berishën, apo marr kallashin”!

E kuptoni tani se çfarë kategorie janë këta njerëz që thonë: “Unë dal e vritem për Sali Berishën”? Këta kanë mbushur sallat dhe Berisha pretendon se ka mbështetje për të ardhur në krye të Partisë Demokratike. A mund t’u besohet këtyre? A mund t’i besosh Sali Berishës? A mund të shpresosh se këta njerëz do të përbëjnë shumicën e PD-së dhe si rrjedhim do ta sjellin prapë Berishën në krye të Partisë Demokratike! Jo dhe JO me të madhe! Kjo më duket absurde dhe po të ndodhë, pastaj do të them se këta njerëz janë çmendur!

-Ka gjasa që Sali Berisha të thërrasë njerëzit e tij në protesta kudër qeverisë?

Sali Berishës nuk i shkon më pas njeri, përveç këtyre steriotipeve që po shohim në “Foltoren” e organizuar prej tij nëpër qytete të ndryshme të vendit. Mos harroni që opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi shumë protesta kundër qeverisë “Rama”. Opozita i provoi të gjitha protestat dhe dështoi. Mbështetësit e opozitës dilnin në shesh, rrinin një orë dhe pastaj shkonin në shtëpi, ndërsa të ashtuquajturit grupe “Paramilitare” përplaseshin me Policinë e Shtetit dhe më pas Luli iu bënte thirrje tërhiquni dhe kaq. Pra, Berisha s’ka shanse që të çojë vendin në revolta dhe kaos. Ka ikur koha kur dhunoheshin institucionet.

-Dakord, po a kanë amerikanët prova kundër Sali Berishës, pasi ish-kryeministri pretendon të kundërtën dhe thotë se ato janë shpifje?

Ore, a kuptoni që Sali Berisha po flet përqark dhe është kapur gafil nga amerikanët. SHBA-të janë vendi më i fuqishëm në botë dhe ua them me bindje se vendimin që morën kundër Berishës e kanë të bazuar në prova dhe fakte të pakontestueshme. Shumë shpejt edhe provat që Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë kundër Sali Berishës do të vijnë dhe pastaj ish-kryeministri do të hutohet dhe nuk do të dijë nga t’ia mbajë. Por këto prova do të vijnë kur të vijë koha dhe se SHBA ia ka dokumentuar dhe kopsitur dosjen Berishës, sidomos sa u takon akuzave për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm kur ka qenë në pushtet, ata kanë shumë fakte të forta për Saliun.

-Pra, nisur nga këto që thoni ju edhe vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike duket normal?

Absolutisht po! Luli bëri një hap dhe mori një vendim në të mirë të vendit dhe Partisë Demokratike. Mos harroni edhe faktin që Lulzim Basha nuk kishte rrugë tjetër dhe se amerikanët i kishin lënë vetëm një shteg, që ishte ultimatumi për të përjashtuar Sali Berishën nga PD-ja.

-A rrezikon ish-kryeministri Sali Berisha që të hetohet nga institucionet e drejtësisë, kjo edhe për faktin se akuzat e ngritura nga amerikanët për të janë të rënda, siç është përfshirja në korrupsion dhe minimi i demokracisë?

Sigurisht që Sali Berisha është i rrezikuar nga drejtësia. Unë them po me bindje, që Berisha rrezikohet nga drejtësia. Madje nëse doni mendimin tim, unë mendoj se Prokuroria Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duhet të nisë një hetim për Saliun, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Departamenti Amerikan i Shtetit në veçanti e ka akuzuar si të korruptuar Berishën dhe kjo është detyrim për SPAK-un që të vihet menjëherë në lëvizje. Pengesa e demokracisë që është një akuzë ndaj Berishës është pak (Flu). Por kur amerikanët të akuzojnë për korrupsion, ata kanë fakte konkrete për cilindo. DASH nuk e ka lëshuar akuzën ndaj Saliut se e cilësojnë si vepër të rëndë korrupsionin, po jo kjo është më e komplikuar ata kanë prova ndaj tij. Për amerikanët Berisha është i korruptuar dhe s’ka kthim pas.

-Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka shtuar dozën e akuzave në adresë të kryeministrit Edi Rama sa i takon nismës “Ballkan i Hapur”, për të cilën thotë se është në dëm të Kosovës. Si shpjegohet që Berisha është kaq “partizan” dhe mbështetës i Kosovës, në një kohë që gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet apo edhe në opozitë thuhet se ka punuar kundër saj?

Shumë pyetje interesante! Unë e kam thënë edhe më herët për gazetën tuaj se Sali Berisha gjithmonë ka punuar kundër Kosovës, duke filluar nga qëndrimi që mbajti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fillim apo me qëndrimin në lidhje me Rambujenë. Megjithatë nga ana tjetër në dijeninë time përtej atyre që kam thënë, në Shqipëri para se të krijohej UÇK-ja, ka pasur grupe që stërviteshin këtu. Por për fatin e tyre të keq, ata sapo u futën në Kosovë një pjesë e tyre u arrestuan nga policia serbe. Thuhet se midis tyre kishte informatorë dhe të flirtuar, të cilët ndihmuan UDB-në që t’i arrestonte sapo hynë në Kosovë.

– Këtë të shtunë nga qyteti i Pogradecit, presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda se prej vitesh në Shqipëri po tentohet të eliminohet opozita dhe të mbetet vendi pa një të tillë. Si ju duket kjo deklaratë?

Akuzat se synohet që vendi të lihet pa opozitë më duket absurde. Opozita aty është dhe është e zonja e vetes. Pra, nëse në një vend demokratik, si Shqipëria, ka opozitë, ajo nuk eliminohet. Kjo pasi nëse opozita ka argumente dhe është vërtet një opozitë që mbështetet mbi parime dhe alternativa, e madje kundërshton mazhorancën me shembuj dhe fakte, askush se eliminon atë. Nga kjo pikëpamje dua të shtoj se një opozitë që bën punën dhe është e vjetër, nuk ka shanse ta heqë njëri dhe madje ta eliminojë. Por nga ana tjetër një opozitë e zhgaravitur që mblidhet për vende pune apo përfitimi, sigurisht që nuk ka asnjë garanci që nuk do të eliminohet, pasi e tillë është dhe e “tërheq për hunde kushdo”. Opozita tek ne, funksion duke pritur të vijë në pushtet dhe të ndihmojë njerëzit që e kanë mbështetur. Por tani u bë pak kohë e gjatë që opozita nuk është në pushtet dhe kjo si duket e bën pak të vështirë opozitarizmin.

– Gjithashtu presidenti Ilir Meta i ka dalë në krah ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e etiketuar këtë të fundit si “vera” dhe tejet simpatik dhe ka lënë të nënkuptohet se do të marrë frenat e opozitës. Keni një koment?

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenë gjithmonë bashkë dhe i kanë lidhur interesat e ngushta. Ndërkohë sa i takon etiketime që Saliu për të është si “vera”, Meta ka thënë një të vërtetë dhe ka cituar shprehjen se “vera sa më e vjetër të jetë aq më e mirë bëhet”, por vetëm nëse është nga ajo verë që vjetrohet.

Mirëpo në krahasimin që ka bërë Meta, shoh që ka një problem, pasi Sali Berisha është verë e prishur dhe sa më shumë të vjetrohet, ai kthehet e bëhet uthull. Pra, njerëzit nuk janë si vera, pasi kur vjetrohen, plaken dhe nuk kanë më fuqi. Kështu edhe puna e Sali Berishës, që pavarësisht se po bën sikur është aktiv dhe energjik, po ta shikoni me kujdes nëpër takimet që ka zhvilluar, tregon se është i lodhur dhe s’ka këllqe për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike. Berishën e presin një mal me telashe nga amerikanët dhe drejtësia. Nga ana tjetër, sa i takon ambicies së Ilirit për të marrë drejtimin e opozitës, mendoj se duhet të presim dhe ta shohim, por s’është çudi, pasi ai e ka synuar këtë.

Intervistoi: Rigels Seliman