osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Klosi: Berisha ka gisht në vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia ka një qëllim shumë të drejtë

Klosi: Berisha ka gisht në vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia ka një qëllim shumë të drejtë

Ekstradimi i Izet Haxhias në Shqipëri dhe mundësia e rihapjes së dosjej “Hajdari” ka sjellë shumë reagime. Çfarë do të deklarojë ish-badigardi i Sali Berishës, para drejtësisë së re shqiptare?
Në një intervistë për Tirana Today, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se Haxhia ka një qëllim shumë të drejtë, pasi dënimi prej 25 vitesh, është i lartë.

“Nuk e hap dot çështjen ‘Hajdari’, por ai mund të hapë pozicionin e tij, pasi nuk ka qenë prezent gjatë dënimit.

Unë mendoj se ai çfarë ka për të thënë, i ka thënë, pasi Izeti ka shkruar dhe ka folur shumë gjatë këtyre viteve. Vetëm nëse do të flasë në vetën e parë, do të jetë më i besuar.

Pasi prova shkencore, fotografi, regjistrime, nuk besoj se është përgatitur për këtë.
Dënimin që i kanë dhënë, e quan shumë të rëndë dhe ashtu është.
Kanë vrarë njerëzit dhe janë dënuar shumë më pak, ai vetëm për bashkëpunim në vrasje, u dënua me 25 vjet”, shprehet Klosi.

Haxhia ka paralajmëruar se do të zbardhë disa të vërteta të padëgjuara më parë për Sali Berishën dhe lidhjen e tij me vrasjen e Liderit të Dhjetorit më 12 shtator 1998, para selisë së PD-së.
Klosi shton se ish-kryeministri Berisha, ka pasur gisht në vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo pasi ai ishte i vetmi që pati përfitimin më të madh nga vrasja e tij.

Ish-kreu i SHISH thotë se kjo gjë dukej edhe në raportin që ata kishin, ku gjatë kohës që ishte gjallë Hajdari ishte një rrezik për Berishën. Por, që pas vdekjes ai e ktheu në hero dhe e përdori figurën e tij, për përfitime politike.

“Partia Socialiste nuk kishte asnjë përfitim nga vdekja e Hajdarit, madje ajo e pësoi. Është e gjitha shkathtësia e Berishës, ai eksperiencën e ka, është i zoti për punë të liga.
Berisha e di më mirë se të gjithë sesa probleme ka me drejtësinë, ndaj ka qenë shumë i kujdesshëm në këtë aspekt. Është marrë me të dhe çdo gjë e ka bërë pa zhurmë.
Berisha është sistematik, njeri që punon fort.

Fatkeqësisht, ka mendje të keqe. Ai është nga personazhet më negativ të gjithë kësaj periudhe të gjatë tranzicioni.”