osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Klodian Zoto i dhuroi Arben Ahmetaj vila dhe apartamente! Ahmetaj dhe Zoto miq prej 20 vitesh, e strehoi në Rumani për skandalin “Hermes”

Klodian Zoto i dhuroi Arben Ahmetaj vila dhe apartamente! Ahmetaj dhe Zoto miq prej 20 vitesh, e strehoi në Rumani për skandalin “Hermes”

Arben Ahmetaj ministri më i korruptuar i qeverisë, i cili sot duhet të ishte prapa hekurave, gënjeu publikisht në Komisioni Hetimor për inceneratorët kur pohoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Sipas Ahmetaj, ish ministri nuk ka lidhje me dyshen e shpallur në kërkim: “Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie, as partner biznesi, as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë… Unë nuk kam asnjë lloj lidhje!”

Por mëndjelehtësia e një gënjeshtari është që beson se duke gënjyer, edhe të tjerët do ta besojnë! Ndërsa Arben Ahmetaj beson se shqiptarët janë injorantë dhe të paditur, kur u thotë se nuk e njeh biznesmenin Mirel Mërtiri, edhe pas zbulimit të skandalit ku ministri po udhëtonte me të njëjtin automjet me një nga pronarët e “klanit” të inceneratorëve dhe mikun e tij të ngushtë të fëmijërisë Artan Gjokaj, drejtor i rëndësishëm në Ministrinë e Ekonomisë, me të cilët pësoi një aksident të rëndë ku iu rrezikua dhe jeta.

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani, pranoi asokohe se është kërcënuar që të mos publikohej investigimi i saj për aferën e inceneratorëve dhe aksidenti ku u përfshinë Ahmetaj dhe biznesmeni Mërtiri në Maqedoni.

Mërtiri nuk ishte një biznesmen cilido me të cilin Ahmetaj mund të udhëtonte sikurse pretendon ai, por ortak në të gjitha tentakulat e tij tek paratë publike, ku Ahmetaj kishte llokmën më të madhe. Një ministër nuk mund të udhëtoj për të luajtur bixhoz në kazinot e rajonit dhe të bëj ahengje me konkubina me një biznesmen çfarëdo dhe drejtorin e tij, vetëm nëse janë miq ose partner në biznes… sigurisht të parave të shqiptarëve.

Pas një investigimi të hollësishëm, Ekskluzive.al ka zbuluar, se Arben Ahmetaj ka një lidhje miqësie të ngushtë dhe me pjesëtarin tjetër të klanit të inceneratorëve Klodian Zoton, që daton në kohën kur ai ishte thjesht një biznesmen (tregtar) në fushën e telefonisë fikse rurale.

Kush nuk e kujton, Arben Ahmetaj ka qenë në tehun e gijotinës për një skandal tjetër të madh, duke futur në veprim përgjatë viteve 2002-2004 firmën e tij mafioze me emrin “Hermes”, e cila zhvati të ardhurat e “Telekom” deri ditën e shitjes për “1 copë bukë” tek kompania turke “Çalik”, e cila u bë objekt hetimi nga një Komision i Posaçëm Parlamentar dhe dosja që përmbante fakte skandaloze u mbyll nga kupola e Prokurorisë me një ndërhyrje nga ish-kryeministri Fatos Nano. Arben Ahmetaj në atë kohë mbante postin e këshilltarit të ish-kryeministrit Fatos Nano për ekonominë e financat (sektori telefonisë).

Përmes kompanisë së tij “Hermes”, Ahmetaj vodhi 50 milionë dollarë me kontrata antiligjore, ku ende ekziston dosja në Prokurori që dëshmon krimin financiar të bërë prej tij me të ardhurat dhe shërbimet e “Albtelekom”, kur kjo shoqëri ishte pronë shtetërore.

Nga frika e arrestimit, Arben Ahmetaj gjeti strehë tek miku i tij në Rumani, Klodian Zoto. Sipas burimeve tepër konfidenciale, Klodian Zoto ka studiuar në Rumani, atje u njoh me Arben Ahmetaj, me të cilin ka një lidhje miqësore shumë vjeçare, prej 20 vitesh.

Por ajo që e dëshmon më tepër lidhjen e tyre miqësore janë pronat dhe pasuritë e paluajtshme ku Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, i kanë gëzuar e shijuar a thua se ishin vllezër. Ajo që të bënë habi tek Ahmetaj dhe që nuk ndodh rëndom por vetëm tek politikanët shqiptar, mbetet fakti se ai mund të jetë i vetmi ministër në rruzullin tokësor por edhe person, që i dhurojnë vila dhe apartamente që vlejnë qindra mijëra euro pa e njohur dhuruesin!

Ekskluzive.al zbulon se Klodian Zoto veç vilës në Valamar i ka blerë Ahmetajt një apartament në kompleksin “Laguna Blu” në Qerret të Kavajës.

1) Apartamenti rreth 200 m2, i cili pozicionohet në vijën e parë, ndodhet në katin e 3-të të një prej godinave të këtij kompleksi (shih foton mëposhtë). Për të mos qenë larg mikut të tij të zemrës dhe akrobatit të parave të shqiptarëve, Zoto bleu dy apartamente përballë njëri tjetrit, një për Benin dhe një për vete. Pas divorcit, ish bashkëshortja Albina Maçka e shiti apartamentin, ndërsa Zoto banon ende në kompleksin e VIP-ave në Qerret, ku kanë jetuar kryebashkiak, deputetë e ministra dhe biznesmenë të fuqishëm.

2) Klodian Zoto është blerësi i Vilës Nr. 22 në kompleksin luksoz “Vala Mar” në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. Midis Zotos dhe kompanisë ndërtuese të vilave ekziston një korrespondencë email-esh për blerjen e vilës ku pushon Ahmetaj dhe partnerja e tij Erjola Hoxha, drejtoreshë e madhe në “Albtelecom”. Sipas kontratës, vila dyshe është blerë me një vlerë 220 mijë euro nga Zoto dhe ndodhet në një nga komplekset më luksoze në Gjirin e Lalëzit. Vila e dhuruar nga Zoto ka një sipërfaqe 300 m2 truall dhe 200 m2 ndërtim, disponon 3 dhoma gjumi në katin e dytë dhe një banjo, në katin e parë një dhomë gjumi, ambjent gatimi dhe ndenjie, një banjo dhe depo.

Nga po të njëjtat burime, rezulton se Ahmetaj dhe Zoto janë prishur për pazare lekësh për aferën e inceneratorëve ku ish-ministri doli hatërmbetur me mikun e tij pasi ky i fundit i dha një llokëm të vogël nga paratë e zhvatura të fondeve publike.

Në shkrimin e radhës, ekskluzive.al do të bëj publike apartamentin luksoz që Arben Ahmetaj jeton me partneren e tij të re dhe vajzën pranë liqenit artificial, të cilin ia ka blerë një oligarku të shëndetësisë… shkollimin dhjetra mijëra paund të vajzës në një nga universitetet në Londër dhe qiranë e apartamentit luksoz të saj… vilën Nr. 73 në kompleksin Green Coast në Palasë, të bërë dhuratë nga një trafikant ndërkombëtar droge si Edmond Bego, ku Ahmetaj dhe ky i fundit përfliten si të përfshirë në aferën e projektit rezidencial 60 milion euro pranë Unazës së Madhe./Ekskluzive.al