osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Klodian Braho, prokurori që udhëton dhe u zhbllokon pronat bosëve të krimit

Klodian Braho, prokurori që udhëton dhe u zhbllokon pronat bosëve të krimit

Dy standartet e drejtësisë shqiptare janë pothuajse absurde. Kujtomë për lexuesin rastin e prokurorit Arian Ndoj, të cilit iu bë një atentat teksa shoqërohej me një person me precedentë të rëndë kriminal dhe nga plumbat fatkeqësisht humbi jetën shoferi i tij. Vitin e kaluar, ishte Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi prokurorin pasi jo vetëm që nuk justifikonte pasurinë, por rezulton si i lidhur me botën e krimit dhe akuzohet se favorizoi persona me precedentë penal.

Por me sa duket, e njëjta metodologji nuk është aplikuar për Prokurorin e Posaçëm, Klodian Braho, i cili thuhet se ka mashtruar komisionin e vettingut përmes falsifikimit të dokumenteve, duke fshehur një rast tepër të rëndë sa i përket pastërstisë së figurës së tij. Sipas burimeve mësohet se z. Braho fsheh kontakte me persona të dënuar dhe me precedentë penalë, kjo edhe sipas një kallëzimi të dorëzuar në SPAK nga Mirel Mërtiri, i dosjes së inceneratorëve.

Mirel Mërtiri nuk është një personazh qelibar dhe kallëzimi që ai ka bërë ndaj prokurorit Braho lidhet pikërisht me hetimet për aferën e inceneratorëve, por SPAK ka detyrimin të zbardh për opinionin publik dhe të ruaj reputacionin e tij duke shqyrtuar faktet e përcjella në kallëzim. Detyra e SPAK është të hetojë nëse dosja për pasuritë e dy vëllezërve Gavelli është mbyllur nën ndikimin e paligjshëm të prokurorit Klodian Braho.

Pretendimet janë se Klodian Braho ka udhëtuar jashtë Shqipërisë me një eksponent të rëndësishëm të botës së krimit të quajtur Ervis (Bledar) Gavelli, madje mësohet se prokurori dhe personi në fjalë janë ndaluar dhe shoqëruar nga policia e një vendi fqinj, e pas disa orësh janë lënë të lirë. Ervis (Bledar) Gavelli, rezulton i dënuar në Itali dhe i hetuar të paktën në dy raste në Shqipëri, në 2016-ën për pastrim të produkteve të veprës penale dhe në 2020 në kuadër të operacionit OFL.

Një dosje për vëllezërit Gavelli dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ka ardhur në drejtim të Shqipërisë nga autoritetet italiane në vitin 2007, ku thuhej se kokaina sigurohej në Kolumbi nga Leonat Gavelli, dhe më tej ia dorëzonte vëllait dhe kushëririt në Itali, që më pas e shisnin edhe në Zvicër.

Ajo që e rëndon pozitën e prokurorit është fakti, se Braho dhe Gavelli nuk janë të panjohur mes tyre, pasi bëhet me dije se prokurori ka ndikuar në zhbllokimin e pronave të Ervis Gavellit dhe të vëllait të tij Leonat Gavelli, të sekuestruara nga operacioni “Forca e Ligjit”, në mars të vitit 2020.

Bledar Gavelli, sipas dokumentacionit të dorëzuar në dosjen e kallëzimit, rezulton se është arrestuar dhe dënuar me tre vite burgim nga autoritetet italiane për vepra penale në fushën e narkotikëve. Arrestimi ka ndodhur në fund të vitit 2004. Në vitin 2008, që përkon me periudhën e përfundimit të dënimit me tre vite burgim, Bledar Gavelli ndryshon emrin në Ervis Gavelli.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, kopje të të cilave janë përfshirë në dosjen e kallëzimit, rezulton se më 24 shkurt të vitit 2012, në kohën që sipas CV-së së tij, Klodjan Braho ka qenë prokuror në Prokurorinë e Beratit, ka udhëtuar në drejtim të Greqisë së bashku me Ervis Gavellin dhe dy shtetas të tjerë. Shoqërimi i prokurorit me personin me precedentë penalë është regjistruar përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Po sipas të dhënave të TIMS, Braho është regjistruar si drejtuesi i mjetit që ka kaluar në pikën kufitare, ndërsa pasagjerë ka qenë Ervis (Bledar Gavelli), Sokol Myftari dhe Romir Cufe. Në kallëzim thuhet se ata kanë qëndruar për dy ditë në Greqi në hotelin “Blazer Suites” në Athinë. Ndërsa data e kthimit është regjistruar më 26 shkurt, ku shofer ka qenë Ervis Gavelli, ndërsa Klodian Braho dhe dy shtetasit e tjerë pasagjerë.

Akuzat që rëndojnë ndaj prokurorit Klodian Braho janë falsifikim të dokumentave, falsifikim të formularëve dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.