Kur Lulzim Basha, me ultimatum të amerikanëve, dërboi Sali Berishën nga PD-ja në 9 shtator 2021, oligarku Klod Allajbeu ishte në dilemë, në cilën anë të rreshtohej, në anën e Bashës dhe SHBA apo në anën e Berishës.
Nga njëra anë, Allajbeu ngriti biznesin dhe u pasurua nën hijen e pushtetit të Berishës, me kontrata klienteliste, ndërtime pa leje, zaptimin e ambienteve të Spitalit Ushtarak, kapjen e tregjeve etj.
Madje, pati përhapur edhe një version, sikur Spitali Amerikan ishte i Argitës dhe se ai ishte thjeshtë fasadë. Në fakt pas bizneseve të tij qëndron koka më e madhe e krimit në Shqipëri, sot i izoluar, i denoncuar nga SHBA. Se si kjo figurë e krimit komandon Klodin do të flas në vijim. Allajbeu financonte edhe Shkëlzen Berishën përmes një skeme të kamufluar me biznesin e boronicave në Gërdec.
Nga ana tjetër, oligarku është ekspozuar si gylenist, një linjë politike në Turqi e mbështetur nga SHBA, ku është strehur Fethullah Gulen. Edhe spitalin kryesor privat i kishte vendosur emrin ‘Spitali Amerikan’, i cili përveç emrit, nuk e lidh asgjë me Amerikën, ashtu siç nuk ka lidhje Klodi me Gulenin, por vetëm me vjedhjen e fondeve publike, mashtrimin, korruptimin e zyrtarëve publikë, klientelizmin, lëvizjen e parave etj.
Duke menduar se Berisha kishte marrë fund, Allajbeu u pozicionua në krah të Bashës me televizionim që kishte blerë.
Allajbeu u rreshtua me Bashën edhe për një arsye tjetër: Për të ruajtur pazarin me Edi Ramën, pasi në të kundërt Rama mund t’i ndërpriste paratë me tenderat korruptivë, mund t’i kontrollonte zbatimin e kontratës korruptive të hemodializës, t’i shembte ndërtimet e paligjshme me të cilat ka pushtuar Spitalin Ushtarak etj. Pra, Klodi mund ta pësonte siç e po e pëson Fania sot.
Si për ironi, Klodi është një nga sekserët e Fanes në mbylljen e punëve të pista dhe pazareve. Edi Rama po i merr Fanes të gjitha ato që i kishte lejuar dhe dhënë në mënyrë të paligjshme, që nga zaptimi i plazhit, godinat shtetërore, mospagimi i taksave, evazioni fiskal etj.
Pas rrëzimit të Bashës dhe rikthimit të Berishës, Allajbeu e ndryshoi sërish pllakën, duke moderuar qëndrimet me TV ndaj Berishës, harruar Bashën dhe duke i bërë fres Ramës, për të mos humbur privilegjet dhe për të mbajtur dorën në buxhetin e shtetit.
Me paratë që ka përlarë në buxhetin e shtetit, Allajbeu ka krijuar edhe lidhje klienteliste në prokurori dhe gjykata. Kur 4 vetë u dogjën të gjallë në Spitalin Amerikan, prokurorët as nuk e thirrën për ta marrë në pyejte Allajbeun, pasi ky i fundit kishte miqësi me Adriatik Llallën, i dënuar dhe i shpallur non grata nga SHBA, sot në arrati.
SPAK ka nisur hetimet për koncensionin e Check-Up, sterilizimit dhe laboratorëve, me vlerë mbi 300 milionë euro, ndërsa çuditërisht nuk ka nisur hetimet për koncensionin më korruptiv, atë të Klod Allajbeut, për hemodializën.