osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kllounët

Kllounët

Nga Gary Q. Kokalari, TemA

Një cirk vizitoi pak kohë më parë Shqipërinë dhe si çdo cirk kishte kllounë dhe ky kishte tre: Matt Palumbo, Rick Loughery dhe Evi (Kokalari) Angelakis. Sali “Enver” Berisha shërbeu si drejtori i cirkut, e qëllimi i tij ishte që kllounët e tij të ndihmonin të krijonin iluzionin se ai ishte viktima e pafajshme e sanksioneve të vendosura ndaj tij dhe familjes së tij nga sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken “nën drejtimin” e George Soros.

Në skenën qendrore të këtij cirku ishte promovimi i librit: “The Man Behind the Curtain: Inside the Secret Netvvork of George Soros”, një libër që ka për “autor” Matt Palumbo-n, një djalë të ri, i cili kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij duke vepruar si hartues tekstesh dhe asistent i Dan Bongino, që konsiderohet si “bërthama e pjesës konspirative” të televizionit të së djathtës FOX, që me teoritë konspirative mbajnë një pjësë të konsiderueshme audience që i besojnë.

Boningo, është quajtur një “super përhapës i “keqinformimit” në media dhe madje u ndalua nga gjigandi i rrjeteve sociale YouTube.

Për njerëz si Palumbo, Bongino, por edhe audienca e fantaksur e Fox TV: George Soros është djalli i rimishëruar, e burimi i të gjitha të këqijave në politikën amerikane dhe çështjet botërore.

Sa për të sqaruar, unë nuk është se kam shumë respekt për Sorosin, sepse besoj se axhenda e tij progresive për të lëvizur Amerikën, e cila rreh shumë majtas, është e keqe për vendin dhe do të preferoja ta shihja atë të ushtronte më pak ndikim, veçanërisht kur bëhet fjalë për përpjekjet e tij për të ndikuar në emërimet në drejtësi.

Nuk është gjithashtu një zbulim, se Edi Rama ka një lidhje me Soros. Por unë nuk shkoj të fle natën duke pasur makthe të ngjashme me Felinin për Sorosin, siç duket të jetë rasti me Palumbo dhe kolegët e tij kllounë.

Për kuriozitet, porosita një kopje të “Behind the Curtain” nga Amazon. Gjëja e parë që bëra ishte t’i drejtohesha indeksit për të gjetur saktësisht se sa Berisha pëmendet në këtë libër, por për habinë time nuk kishte indeks. Duke shfletuar faqet, gjëja tjetër që vura re është se në fund të pothuajse çdo faqeje kishte disa fusnota, të pazakonta për një vepër serioze jo-fiction. Nuk jam në dijeni të ndonjë autori të besueshëm të librave jo-fiction që përjashtojnë një indeks apo referenca, por përfshijnë vëllime me fusnota në çdo faqe.

Kjo është një shenjë se një shkrimtar nuk ka bërë shumë, nëse ka, kërkime origjinale ose nuk ka pasur buxhetin për të përfshirë një indeks, i cili konsiderohet një mjet i rëndësishëm kërkimi për ata që lexojnë libra jo artistikë. Me leximin e një numri faqesh, u bë e qartë për mua se, siç dëshmohet nga numri i madh i fusnotave, “autorësia” e Palumbos në një pjesë të madhe përbëhej nga faqe pas faqe e informacionit të botuar më parë mbi Sorosin, i cili qepur thjesht nga mendimet e Palumbos dhe pretendimet e pabazuara. Pra, për mendimin tim, libri nuk ishte i përmbajtur gazetarisë serioze të investigimit, e nga ana tjetër kishte përdorur një raportim të dyshimtë.

U bë e qartë për mua se kjo ishte më pak një punë e një autori të arrirë, dhe më shumë një punë e suksesshme amatore për Soros-in.

Por cilësia dhe legjitimiteti i librit kishin pak rëndësi për Berishën, sepse gjithçka që vlente për të, ishte se i erdhi në dorë një libër të botuar, të cilin mund ta përdorte si një shkop magjik për ta ndihmuar të krijonte iluzionin se ai është i pafajshëm për akuzat e rënda që Departamenti të Shtetit ka hedhur ndaj tij për korrupsion.

Kështu Berisha, një “kampion i lajmit të rremë” më vete, e prezantoi Palumbon si një autor të njohur dhe bëri pretendimin mashtrues se “Behind the Curtain” është libri më i shitur në SHBA.

Por, duke e ditur se Berisha gënjen aq lehtë sa kur merr frymë, bëra një kërkim të vogël vetë, dhe nuk munda të gjeja “Behind the Curtain” në ndonjë listë të besueshme të librave më të shitur, si ato që botohen zakonisht nga The Nevv York Times apo dhe The VVall Street Journal. Sidoqoftë, librat e shitur në Amazon kanë një seksion të detajeve të produktit që ofron informacione rreth librave të shitur në faqen e saj të internetit, duke përfshirë renditjen e një libri në shitje në krahasim me librat e tjerë. Sipas Amazon, “Behind the Curtain” së fundmi u rendit në vendin e 257,425. Urime për Matt Palumbo-n -ai duhet vetëm të ngjitt edhe 257,424 pozicione që libri të bëhet një bestseller i vërtetë.

Ndër vëzhgimet qesharake të Palumbos ishte se Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë ka akuzuar Sorosin se “qëndron pas një komploti për të kontrolluar vendin” dhe si rezultat, “Shqipëria mbeti pa gjykata”. Ajo që Palumbo nuk arriti ta përmendte as sepse ishte shumë dembel për të bërë kërkimin ose për shkak se detajet nuk i përshtateshin narrativës së tij, ishte gjyqi i Metës mbi akuzat për korrupsion, akuzë që buronte nga videoja e Dritan Priftit ku Meta diskutonte për një ryshfet prej 700,000 €, të cilin ai parashikonte në lidhje me një tender hidroenergjetik (videoja e Priftit mund të gjendet lehtësisht në YouTube). Meta, i cili është në linjë me Berishën, u shfajësua më vonë nga një gjykatë e kryesuar nga një gjyqtare, e cila ishte bashkëshortja e Adrian Fullanit, dhe në atë kohë Fullani kërkonte riemërimin nga Berisha si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Sipas Transparency International, ekspertët amerikanë dhe britanikë fillimisht e kishin analizuar videon dhe kishin gjetur se ishte autentike; megjithatë, kjo nuk i leverdisi Metës.

Pra, “shfajësimi” i tij erdhi si rezultat i dëshmisë së “ekspertit” shqiptar të zgjedhur vetë, i cili dëshmoi se pamjet video ishin ndryshuar me anë të softuerit të animacionit në laptopin e Priftit.

Gjykata pranoi argumentin e trashë se videoja ishte provë e njollosur dhe çështja u pushua. E kam parë dhjetra herë atë video, e kam folur hollësisht me Dritan Priftin, të cilin e njihja e pata kontakt për tu lonsultuar në lidhje me atë video.

Për të cilën kam bindje të plotë se është prova e qartë e korrupsionit të Ilir Metës. E përveç meje, edhe shumica e shqiptarëve ndajnë të njëjtin mendim me mua për këtë çështje.

Por, kllounët dolën me krenari në fotot me Metën, me sa duket të impresionuar nga Presidenca e tij, e cila fatmirësisht do të përfundojë në një të ardhme të afërt. Ndoshta kllounët nuk e dinin faktin që ishte video e Priftit me Metën që ndezi trazirat e 21 janarit, të cilat përfunfuan me me qëllimin për vdekje të katër protestuesve prej Gardës së Berishës. E nëse është e vërtetë që ata e kanë ditur këtë fakt, duhet të kenë turp për veten e tyre.

Palumbo vazhdon të citojë “shkrimtaren konservatore” Evi Kokalari Angelakis, e cila pretendon se ishte pjesë e një grupi shqiptarësh në Paris që ishin të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin, dhe ky grup përfshinte Edi Ramën dhe djalin e kreut të Fondacionit Soros në Shqipëri. Kjo duket të jetë një pjesë kyçe e “provave” të Palumbos për të mbështetur teorinë së tij konspirative, se Soros ndikoi tek Blinken për të sanksionuar Berishën; megjithatë, duhet theksuar se gjatë atyre ditëve, praktikisht çdo politikan me pozitë në Shqipëri – socialist dhe demokrat – kërkonte miratimin dhe paratë e Soros. Për të mësuar më shumë rreth këtij rrethi miqsh të Ramës, fola me një burim që e di pa dyshim që ishte i afërt i Ramës në atë periudhë në Paris.

Nga biseda ime, doli se shoqërimi i Angelakis me këtë grup mund të ketë qenë në imagjinatën e saj, pasi nuk ka qenë kurrë mike e ngushtë e Ramës.

Unë me siguri mund ta kuptoj pse Edi Rama dhe miqtë e tij mund ta kenë larg atë në distancë, pasi me mbërritjen e saj në SHBA, Angelakis më telefonoi duke kërkuar ndihmë sepse nuk kishte ku të jetonte.

Nëna ime me dashamirësi e mori Angelakis-in në shtëpinë e saj derisa ajo mundi të ngrihej në këmbë (Angelakis tregoi mirënjohjen e saj duke sharë nënën time në një postim në Facebook).

Kam pasur takime të shkurtra me Angelakis-in gjatë asaj kohe, por pas një kohe të shkurtër e konsiderova atë njeri si llafazane, me mendim të ngushtë dhe intelektualisht të kufizuar, opinionet e të cilës nuk kishin asnjë vlerë për mua, kështu që i thashë në terma jashtëzakonisht të drejtpërdrejta, që të fshinte numrin tim dhe të mos telefononte kurrë më.

Gjatë asaj “bisedë” i thashë troç se babai i saj, Petrit Kokalari, ishte komunist, ndaj dhe se babai më tha “mos u mërzit me të (Petritin)” kur e pyeta se me kë duhet të kontaktoja brenda familjes Kokalari gjatë kohës së vizitës sime të parë në Shqipëri. Ajo tregon një histori tjetër, por më pas ka thënë shumë gënjeshtra flagrante për nënën time, babanë dhe mua, kështu që cila është një gënjeshtër më e madhe?

Angelakis madje gënjeu për listën CIA-s mbi zyrtarët e Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila e rendit babain e saj, si të vetmin Kokalari në atë listë dhe si Drejtor i një institucioni mjekësor komunist. Ajo pretendoi se unë e kam manipuluar disi dokumentin për ta bërë atë të duket si një botim i CIA-s, që do të ishte një shkelje federale në SHBA, edhe pse dokumenti është publik dhe mund të gjendet në internet. Unë mund ta vlerësoj mohimin e Angelakis dhe antagonizmin e saj ndaj meje për këtë çështje, sepse ekspozoi atë që unë e shoh si narrativë mashtruese se ajo vjen nga një familje e persekutuar. Edhe pse është e vërtetë, që një sere e të afërmve të saj të largët u persekutuan, si vëllai i gjyshit tim, që mori një plumb pas koke si “kompliment” nga Enveri.

Por Petrit Kokalari ishte larg të qenit i persekutuar dhe kushdo që e njeh periudhën komuniste të Shqipërisë, e di se Petriti nuk mund të arrinte postin e lartë, pa miratimin e zyrtarëve të lartë komunistë dhe me shumë mundësi bekimin e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës. Megjithatë, në një postim të fundit në Facebook, ku Angelakis më sulmonte keq, ajo pretendoi se babai i saj “luftoi kundër komunizmit deri në fund të jetës së tij”. Vërtet!?

Për të promovuar propagandën e tij, Palumbo u ekspozua në mediat shqiptare mbështetëse të Berishës, dhe atij iu bashkua në skenë vete Berisha, i cili u tha të gjithëve që e panë këtë spektakël se çfarë autori i madh dhe i rëndësishëm është Palumbo. Në librin e tij, Palumbo citon Berishën të ketë thënë: “Është bindja ime e thellë se vendimi kundër meje është bazuar tërësisht në dezinformatat që Sekretari i Shtetit, z. Antony Blinken ka marrë nga prej një procesi lobimi të korruptuar, që përfshin Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë . Ata nuk kanë prova. Asnjë.”

Për të qenë i qartë, pohimi i Berishës se Blinken nuk ka asnjë prove dhe DASH ka përdorur vetëm fjalët e Sorosit, është e vështirë të besohet, që Departamenti Amerikan i Shtetit të rrezukojë reputacionin e vet duke promovuar një gënjeshtër.

Edhe pse zyrtarët e DASH janë larg të qenit perfekt, nuk besoj se do ta kishin bërë Blinken të përhapte një narrativë të rreme për Berishën dhe do të isha i gatshëm të vë bast me Saliun dhe kllounët e tij që ekziston një dosje për familjen Berisha. një skedar shumë i madh dhe përmban fakte të panumërta nga ana e DASH, CIA, FBI dhe burime të tjera. Dhe edhe pse Blinken nuk ka nxjerrë ende ndonjë informacion që do të vërtetonte akuzën e tij për korrupsionin e Berishës, nuk do t’i duhej shumë përpjekje që Palumbo të zbulonte një mal me prova që tregojnë për natyrën e keqe të qeverive të drejtuara nga Sali Berisha, duke filluar nga piramidat apo anarkia e skemave të vitit 1997. Shqiptarët e kujtojnë mirë Berishën duke qëndruar krah për krah me Vehbi Alimuçaj, mbreti kriminal i skemës piramidale Vefa dhe një donator i madh i Partisë Demokratike të Berishës, pasi ai u tha shqiptarëve paratë e tyre ishin të sigurta.

Ndërsa ai vazhdoi të mbështeste Alimuçajn, Berisha injoroi paralajmërimet e shumta nga Banka Botërore, FMN dhe ekspertë të tjerë financiarë për të ndaluar skemat piramidale, por piramidat u rrëzuan – siç e kisha parashikuar – dhe vendi y zhyt në një luftë civile që rezultoi në mijëra vdekje dhe më shumë se gjysmës së popullsisë së Shqipërisë ju grabitën kursimet e tyre. Por stili i jetesës së Berishës nuk ndryshoi.

Nuk kaloi shumë kohë që u largua nga Pallati Presidencial dhe ai u vendos në një apartament krejt të ri luksoz në një nga lagjet më të shtrenjta të Tiranës.

Pas kësaj erdhi skandali AEY ku qeveria Berisha shiti municione të vjetra, gërryese dhe të paligjshme kineze në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së nëpërmjet Henri Thomet, një tregtar famëkeq armësh në tregun e zi, i cili ishte i famshëm për marrëveshjet e pista me qeveritë e korruptuara.

KostaTrebicka, të cilit AEY i kishte dhënë kontratën origjinale për ripaketimin e municioneve kineze, më lajmëroi për këtë skandal pasi ishte përjashtuar nga marrëveshja dhe më tha se kjo ishte për shkak të presionit të qeverisë Berisha për t’ia dhënë kontratën Milihal Delijorgjit , i cili kishte edhe kontratën e Gërdecit dhe ishte sipas Trebickës ortak biznesi i Shkëlzen “Gjuetar” Berishës. Kllounët e Berishës mund të familjarizohen me këtë skandal duke lexuar VVar Dogs, librin për AEY nga Guy Lavvson. (Shënim: libri është një përshkrim relativisht i saktë i historisë ndërsa filmi është një version shumë i fiksionalizuar)

Pastaj kemi privatizimet e ARMO-s dhe Albpetrolit, dy nga asetet më të mëdha shtetërore të Shqipërisë që Berisha ia dha Rezart Taçit në një pjatë argjendi duke përdorur tenderë të montuar. Të dy tenderët iu dhanë fillimisht kompanive fantazmë derisa Taçi, një mik i ngushtë i Berishës, doli si fitues i vërtetë në “orën e njëmbëdhjetë”. Në rastin e ARMO-s, Taçi nuk mundi të përmbushte detyrimet financiare të kërkuara nga kontrata, pasi gënjeu për gjendjen e tij financiare gjatë procesit të tenderit dhe kjo çoi në falimentimin e ARMO-s.

Megjithë rrënimin e ARMO-s, qeveria Berisha pati guximin t’i jepte Taçit edhe tenderin e Albpetrolit.

Ai mund ta kishte vjedhur edhe atë pasuri, nëse nuk do të zbulohej mashtrimi. Vëtë unë kërkova dhe vërtetova se garancia bankare e kërkuar prej 100 milionë dollarësh ishte një mashtrim i plotë. ARMO dhe Albpetrol ishin të dy akte korrupsioni flagrante dhe masive nga qeveria Berisha dhe ndoshta një ditë Taçi mund të thirret të dëshmojë për rolin e tij në këto mashtrime. Fatkeqësisht, do të duhet të presim, sepse për momentin Taçi ndodhet i arratisur prej direjtësisë, pasi është i akuzuar për mashtrim dhe pastrim të parave. Çfarë surprize!

Ndonëse njerëz si Angelakis vazhdojnë të qajnë që Blinken sanksionon Berishën pa nxjerrë asnjë copë provë të vlefshme, për disa arsye, ata nuk kanë shumë për të thënë për vitin 1997, 21 janarin, ARMO-n, Albpetrol-in, Gërdecin apo AEY-në dhe sillen sikur këto ngjarjet të mos kishin ndodhur kurrë. Pyes veten pse? Por një gjë është e sigurt: njeriu që fshihej pas perdes në të gjitha ato skandale nuk ishte George Soros, ishte Sali “Enver” Berisha!

Duke diskutuar sfondin e Soros dhe ndikimin e tij në karrierën e tij të biznesit, Palumbo thotë, “Mungesa e ndërgjegjes më vonë do të rezultonte fitimprurëse në botën e biznesit”. Duke ditur se Palumbo është një lake i Trump, e pashë këtë linjë edhe zbavitëse dhe hipokrite, pasi në botën e biznesit, në të cilën nuk mungojnë njerëzit pa skrupuj, Donald Trump është kritikuar gjerësisht si i mungon një busull morale në biznesin e tij. Mendoj se Palumbo kurrë nuk ka dëgjuar për Trump që falimentoi kazinotë e Eastern Airlines dhe Atlantic City ose për kontraktorët e shumtë të ndërtimit që ai falimentoi duke mos i paguar për punën që ata kryenin në projektet e tij të pasurive të paluajtshme. Por në një përpjekje për të diskredituar më tej Sorosin në sytë e shokëve të tij lakej të Trump, Palumbo shkruan për paraqitjen e Soros në Davos në vitin 2020 dhe ai citon atë duke iu referuar Donald Trump si një “mashtrues dhe narcissist, i cili dëshiron që bota të rrotullohet rreth atij.”

Më duhet të them se këtë mund ta kasha thënë më mirë unë, pasi kam votuar dy herë për Trumpin (herën e dytë duke mbajtur hundën, teksa hidhja votën time), tani kam arritur në përfundimin se Trump nuk ka asnjë ideologji tjetër, përveç asaj që është në interesi më i mire.

Donald Trump-it i mungojnë kualifikimet dhe temperamenti për të shërbyer si President, dhe si President ai kishte pak konsideratë për pasojat e veprimeve të tij.

John Bolton, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump, në librin e tij të fundit The Room VVhere It Happened, ai përshkruan politikën e jashtme të Trump me frazat: “Trump nuk po ndiqte ndonjë strategji të madhe ndërkombëtare, apo edhe një trajektore të qëndrueshme. Mendimi i tij ishte si një arkipelag pikash (si marrëveshjet individuale të pasurive të paluajtshme). Duke na lënë ne të tjerët të dallojmë – ose të krijojmë – politika.” Unë nuk jam pajtuar gjithmonë me pikëpamjet e Boltonit, por nuk kam dyshim se, ndryshe nga Trump, ai është një studiues serioz i gjeopolitikës dhe ndryshe nga libri i dobët i Palumbos, libri i Boltonit ka një indeks të gjerë dhe shënime përkatëse në fund të librit siç është praktikë standarde nga autorë me reputacion për librat jo artistikë. Në faqet përmbyllëse të librit të Palumbos, ai e përshkruan Sorosin si “ndikuesin më të madh të gjallë në botën e sotme politike “.

Këto fjalë mund t’i bëjnë lajka Sorosit, por kjo vetëm tregon naivitetin e Palumbos në fushën e gjeopolitikës dhe nevojën e tij për ta bërë Sorosin të duket më i rëndësishëm sesa është për të ngopur audiencën e synuar për librin e tij: mbështetësit mendjengushtë e trushpërlarë të Trump, të cilët shkumëzojnë në gojë si qenër të tërbuar sapo përmendet emri i Soros.

Sa i përket Rick Loughery, kllounit të tretë në cirkun e Berishës, ai dhe grupi i tij Republikanëve të Rinj, praktikisht nuk kanë asnjë ndikim brenda Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), organi legjitim dhe drejtues i Partisë Republikane. Çdo krahasim i republikanëve të rinj me RNC-në do të ishte si të krahasosh një ekip futbolli amator në Shqipëri me Manchester United. Dyshoj shumë se drejtuesit e lartë të RNC-së e kanë falur punën që Loughery dhe Angelakis po bëjnë për të mbështetur Berishën në emër të Partisë Republikane. Nëse e kam gabim, atëherë sfidoj Loughery-n që të detyrojë Rona McDaniel, kryetaren e RNC-së, të shprehë publikisht mbështetjen e saj për Sali Berishën dhe të denoncojë emërimin e Sekretarit Blinken. Dhe meqenëse Palumbo e përshkroi Berishën, si një aleat të familjes Bush, pse Berisha nuk e thërret George Bushin që t’i dalë në mbrojtje dhe të ndërhyjë tek Antony Blinken, në vend që të mbështetet te një tufë kllounësh?

Një pyetje e qartë që vjen në mendje: kush e pagoi këtë cirk? A i paguanin vetë Palumbo dhe Loughery shpenzimet e udhëtimit? Nëse jo, kush e bëri? Berisha e ka paguar direkt apo indirekt çekun? Unë e di gjithashtu se Angelakis ka marrëdhënie me greko-amerikanët që janë donatorë të mëdhenj të Partisë Republikane dhe disa prej tyre kanë marrëdhënie të ndërsjella me organizata greko-amerikane që kanë shfaqur sjellje luftarake ndaj Shqipërisë.

Pra, më duhet të pyes veten nëse këto marrëdhënie i dhanë asaj akses tek politikanë si kongresmeni Zeldin, një republikan, apo e ndihmuan të paguante shpenzimet e saj për të udhëtuar në Shqipëri. Nëse po, kjo mund të nënkuptojë se Sali Berisha po përdor ndikimin e greko-amerikanëve për ta ndihmuar atë të rimarrë pushtetin. Për momentin, të gjitha këto janë spekulime. Sido që të jetë e vërteta, të gjithë kllounët e Berishës duhet të këshillohen për këtë: kushdo që ndihmon dhe nxit individët e sanksionuar nga Departamenti i Shtetit për korrupsion – si familja Berisha – mund t’i nënshtrohet dënimeve civile dhe penale.

Supozimi im është se Soros nuk ka kohë apo prirje për të humbur kapitalin e tij politik për të sanksionuar Berishën, dhe nuk ka asnjë provë të fortë në librin e Palumbos për të vërtetuar pretendimet se Soros i bëri presion Blinken për të sanksionuar Berishën. Ajo që duket të jetë pjesa qendrore e “provave” të Palumbos vjen kur Palumbo thotë në librin e tij, “përgjegjës për ofrimin e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës në Departamentin e Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Ai drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico e cila ka titullin drejtoreshë e programeve të shoqërisë civile në Institutin e Menaxhimit Lindje-Perëndim”.

Së pari, vetëm deklarata është një gënjeshtër e hapur, të cilën Palumbo mund ta kishte konfirmuar thjesht duke shikuar faqen e internetit të East-VVest (https://eëmi.org/BODandStaff ) e cila rendit Michelle Scott si kryetare të saj dhe Charles Costello si presidentin e saj. Kam folur me një burim të besueshëm në East-VVest i cili është i njohur me këtë çështje dhe u informova se Fico dhe East-VVest nuk kishin asnjë lidhje me sanksionet, Fico kurrë nuk është takuar apo ka folur me Blinken dhe se Palumbo as që e ka intervistuar vetë Ficon.

Nuk kam asnjë arsye të dyshoj në burimin tim dhe besoj se nëse Palumbo dështoi të dëgjojë versionin e Ficos në këtë histori, atëherë atij i mungon integriteti profesional më elementar që kërkohet për t’u konsideruar një gazetar serioz. Por atëherë ku u mbështet Palumbo për të bërë këtë akuzë? Ishte Angelakis? Nëse po, atëherë “provat” që Palumbo përdori për librin e tij erdhën nga një burim shumë të njëanshëm, i cili nuk ka prodhuar asnjë provë të besueshme për të mbështetur pretendimet.

Nga këndvështrimi im, kushdo që ka kaluar kohë duke jetuar dhe punuar në një demokraci funksionale si SHBA dhe ka akses për faktet e historisë së Berishës në Shqipëri, por më pas punon për të mbështetur një djall si Sali Berisha, është ose injorant, ose immoral, ose të dyja bashkë.

Disa kritikë të mij që, duke mos pasur asgjë thelbësore për të përdorur kundër meje, pretendojnë se sulmoj Berishën për shkak të një marrëdhënieje që gjoja kam me Edi Ramën apo sepse kërkova një pozicion nga Berisha dhe ai ma mohoi.

Më lejoni të vendos pikat mbi i. Së pari, sfidoj këdo që të japë një letër ose një email për të shërbyer si provë se unë i kam kërkuar ndonjëherë ndonjë post Berishës gjatë kohës që ai ishte në pushtet. Kushdo që deklaron të kundërtën thjesht ja fut kot.

Veç kësaj, pse do ta lija jetën time komode në Amerikë për t’u transferuar në Shqipëri dhe për tu paguar shumë më pak se aq sa fitoj aktualisht me profesionin tim? E di që njerëz si Angelakis kanë shpifur, duke me quajtur si të çmendur, por një gjë mund t’ju them me siguri – nuk jam budalla!

Përsa i përket Edi Ramës, unë mund të them se atë e kam takuar atë disa herë dhe kam pasur komunikim minimal me të. Sfidoj këdo që të provojë se unë i kam dhënë ndonjëherë një miratim Ramës, ose për këtë çështje, çdo personi tjetër që kandidon për poste politike në Shqipëri.

Jam përpjekur ta mbaj këtë distancë sepse nuk mendoj se është roli im si amerikan që të afrohem me politikanët shqiptarë. Pastaj, politikanët shqiptarë kanë një histori të gjatë të thyerjes së premtimeve pasi kanë arritur pushtetin, ndaj më pëlqen të përpiqem të shmang që të ha fjalët e mia më vonë.

Megjithatë, unë e kam bërë detyrën time të sulmoj në mënyrë agresive politikanë që meritojnë të sulmohen, si Fatos Nano dhe Sali Berisha. Përveçse i kërkoj Ramës që qeveria shqiptare të nderojë Musine Kokalarin në ditëlindjen e saj të 100-të, unë nuk i detyrohem Ramës asgjë. Në mos, ai ka një borxh ndaj meje për shkak të punës që kam bërë për të minuar Nanon (në bashkëpunim me Sali Berishën, Erion Veliajn e të tjerë), dhe humbja e Nanos në 2005 krijoi hapësirën për ngjitjen e Ramës në postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Ndërkaq, sulmet e mia të vazhdueshme ndaj Berishës, të cilat përfshinin ekspozimin e akteve të mëdha korrupsioni si Albpetrol dhe AEY, ndihmuan në minimin e Berishës në dobi të Ramës kur socialistët morën pushtetin në 2013. Jam i shqetësuar nga raportet për trajtimin e ashpër të medias gjatë mbretërimit të Ramës si si dhe akuzat për korrupsion brenda qeverisë së tij. Por, siç e kam thënë më parë, nuk kam asgjë për të vërtetuar këto pretendime, ndërkohë që kam mjaft informacione për të vërtetuar praktikat korruptive gjatë kohës që Berisha ishte kryeministër – dhe asnjë nga provat e mia nuk erdhi nga George Soros.

Si përmbledhje, unë e konsideroj The Man Behind the Curtain, si një shaka, një libër të shkruar nga një klloun i cili shkon në shtrat gjatë natës duke parë ankthe në lidhje me një burrë të quajtur Soros. Ndjeva se libri ishte aq i pavlerë sa mendova t’i shqyeja faqet për të mbështjellë një peshk të kalbur që do ta hedhësh në kazanin e plehrave, por nuk doja ta fyej peshkun. Në vend të kësaj, unë po e kthej librin në Amazon dhe të kërkoj një rimbursim të plotë.