Klement Balili apo i njohur ndryshe Eskobari i Ballkanit është shtruar në spitalin e b.urgut në Peqin, bëjnë të ditur burime për Top Channel. Por ai nuk është i vetmi.
Ndërkohë kur gjykata dha vendimin për të, që e dënoi u shpreh se: b.urgu të vuhet në siguri të lartë, ndërsa Balili u shpreh “se nuk e përballoj dot”.
Ndërkohë në Peqin 120 të dënuar janë në grevë, ata kërkojnë të fiken dritat natën, të dorëhiqet Agim Ismaili, të takohen te afërmit, dhe të mos dënohen po u kapën me telefona në qeli.
Por ajo që vlen të theksohet është se fenomeni i “të sëmurit” po përsëritet tek b.urgu i Peqinit. Pasi gjatë javës u shtruan në spital Gate Mahmutaj. Arbjon Aliko dhe Genci Balla.
Nuk dihet ende se çfarë ndodh pas dyerve të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit ndërsa drejtoria e përgjithshme e b.urgjeve nuk jep asnjë shpjegim.