osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Klement Balili nuk mund të ekstradohet në Greqi për shkak të një vakumi ligjor

Klement Balili nuk mund të ekstradohet në Greqi për shkak të një vakumi ligjor

Ndonëse Klement Balili është person shumë i kërkuar në Greqi, ai nuk mund të ekstradohet kjo për shkak të një vakumi ligjor. Mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka marrëveshje ekstradimi, kusht i përcaktuar në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës për të lejuar ekstradimin e të arrestuarve.

Në vitin 2016, Gjykata e Athinës ka caktuar ndaj tij masën “arrest me burg” dhe pas kësaj është lëshuar urdhri ndërkombëtar për ta arrestuar.

Duke qenë se Balili nuk mund të ekstradohet në Greqi për shkak të vakumi ligjor, ai do të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda shqiptare.

Këtë fakt e ka konfirmuar dhe Ministri i Brendshëm Lleshi, i cili deklaroi sot se në këmbim të vetëdorëzimit, shteti shqiptar i ka ofruar Balilit “një proces të drejtë ligjor”.

Kjo nuk është hera parë që gjykata shqiptare gjykon vepra penale të rënda kryera jashtë vendit, vetëm për shkak të mungesës së marrëveshjeve të ekstradimit. Në të tilla raste vendet që kërkojnë arrestimin e shqiptarëve në Shqipëri duhet të sjellin dosjen këtu dhe pas kësaj të nisë procesi i gjykimit.

I ngjashëm është edhe rasti i ish-deputetit Mark Frrokut, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij Aleksandër Kurti në vitin 1999.

Një gjykatë në Bruksel e ka dënuar në mungesë me 10 vjet heqje lirie, ndërkohë që Gjykata shqiptare e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm.

Rasti i ngjashëm është edhe me grabitsën e njohur si “Babagjyshi”, Ilir Kupa. Ai është duke vuajtur dënimin për grabitje me dhunë të argjendarisë në një qendër tregtare.

Ndërkohë, rrejtësia greke e transferoi dosjen e dënimeve për Ilir Kupën në Shqipëri dhe kërkoi njohjen e vendimit të dënimit me 56 vjet burg.

Në territorin fqinj ai kishte kryer disa grabitje me dhunë, por pavarësisht kësaj, Shqipëria nuk mund ta ekstradonte për shkak të mungesës së marrëveshjes. Autoritetet e drejtësisë greke kërkuan njohjen e dënimit të Ilir Kupës dhe vuajtjen e dënimit të mbetur në Shqipëri.