Monika Kryemadhi ka mohuar që ta ketë njohur Klement Balilin, teksa pretendimin se Meta është takuar me të, ajo thotë se edhe Saimir Tahiri, e persona të tjerë publikë e kanë takuar atë, por kjo s’nënkupton asgjë.
Gazetarët pretentuan se Monika Kryemadhi ka një qëndrim të koordinuar me Metën lidhur me Balilin
Kryetarja e LSI thekson se ajo as Metën nuk e ka takuar prej dy ditësh.
Më i ashpër është treguar gazetari Mentor Kikia i cili tha se nofka “peshk i madh” Balilit iu ngjit jo thjesht se transportonte drogë, por se kishte lidhje politike me LSI, lidhje që e shpëtuan nga arrestimi. Prova më e fortë dhe e turpshme sipas Kikisë ishte vizita e Metës te inagurimi i hotelit të Balilit në Sarandë.
“Nofka e Balilit peshk i madh ishte sepse ishte i lidhur me politikën. Është arrestuar edhe më herët me furgon policie me kanabis dhe për shkak ië lidhjeve që kishte atëhere me PD, u la i lirë. Ai është emëruar nga LSI. E provoi fakti që në përurimin e hotelit të tij shkon presidenti Meta. Si mund të shkojë Meta në një hotel? Nuk mund të lani duart që nuk e njohim, se e njihni të gjithë. Familja e tij në Sarandë është dinasti dhe partitë i hedhin grepin, se i duan votat. Ai është në burg se kishte lidhje me partinë, ndaj u etiketua peshk i madh”, ka thënë Kikia.